Kryeministri slloven Sarec jep dorëheqjen: Vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme

664
Sigal

Marjan Sarec, kryeministri slloven, deklaroi se do të jepte dorëheqjen e tij në Parlament. Teksa bëri thirrje për zgjedhje të parakohshme, Sarec tha se qeveria e tij e pakicës nuk mund të kalojë legjislacion të rëndësishëm.

Siç raportojnë mediat e huaja, koalicioni qeverisës i pesë partive të qendrës së majtë, të cilat morën pushtetin në shtator 2018, mbajtën vetëm 43 nga 90 vendet në parlament.

Pasi humbi mbështetjen joformale të partisë së majtë të opozitës në nëntor, Sarec ka pasur gjithnjë e më të vështirë kalimin e ligjeve përmes parlamentit.

“Me këtë koalicion, këtë situatë në parlament, unë nuk mund t’i plotësoj pritjet e njerëzve”, tha Sarec në një konferencë shtypi.

Zgjedhjet e parakohshme do të zhvilloheshin vetëm nëse kjo përpjekje dështon.