Kryeministri Rama flet për presidentin e ri: Kandidati mund të jetë edhe nga…

338
Kryeministri Edi Rama gjatë intervistës me gazetarin Enver Robelli në Dialogplus ka folur për zgjedhjen e Presidentit të Ri dhe ka zbuluar një detaj i cili na bën të kuptojmë që rrethi i kandidatëve është zgjeruar edhe jashtë kufijve të Shqipërisë.
Kjo pasi kryeministri është treguar i hapur që kandidati për President të jetë edhe nga diaspora.

Që nga rënia e komunizmit Shqipëria nuk ka pasur dorë të mbarë në zgjedhjen e figurave presidenciale. Shumica e tyre nuk kanë përfaqësuar unitetin e popullit. Mendoni se fokusi i kërkimit të ndonjë kandidati mund të zgjerohej edhe në diasporë?

“Këtë nuk e kam menduar, por faleminderit se më dhatë një ide. Nuk e përjashtoj asnjë mundësi. Kandidati mund të jetë edhe nga diaspora”,- komentoi Rama.
Sigal