Kryeministri Rama: Çel ekspozitë në Rostok të Gjermanisë. Media vendase e vlerëson, duke e cilësuar “Hapësirë magjike”

740
Sigal

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, këtë fundjavë ka udhëtuar drejt Gjermanisë, pasi çeli një ekspozitë në qytetin Rostok, me disa nga punimet e tij personale, si piktura murale dhe skulptura në qeramikë. Por diçka nuk paska shkuar mirë në ekspozitën  e kryeministrit Rama, në Gjermani. Media gjermane ‘Ost See’ shkruan se gjatë transportimit të punimeve të Ramës nga Shqipëria për në Gjermani, janë dëmtuar pesë skulptura qeramike. Kanë qenë 5 skulptura qeramike që nuk e kanë rezistuar në rrugën përgjatë Ballkanit. Por Kryeministri Rama e ka bërë  të lehtë situatën. “Nesër vjen kuratori nga Tirana dhe i riparon”, ka thënë Rama”, thuhet në artikullin në fjalë. Ekspozita u çel dje, për të vijuar deri më 6 janar, ndërkohë që bileta do të jetë 4 euro “Ost see”  e ka cilësuar ekspozitës si një hapësirë mahnitëse duke publikuar edhe foto nga ambienti që është rrethuar në çdo cep nga veprat e kryeministrit Edi Rama. Ky i fundit ka publikuar edhe vetë disa nga krijimet e tij në profilin e tij në Instagram.  “Hapësirë magjike,”- shkruan kryeministri Rama krahas fotove.  Kryeministri Edi Rama ka replikuar dje  me një qytetar në “Facebook”, pasi ai i tha se “Pasqyra Javore” që ai publikon është thjesht propagandë dhe se lajmi i vërtetë është protesta e banorëve të “Unazës së Re”, që mungonte.

Debati. Qytetari: Pasqyra e kësaj jave është UNAZA E RE . Kjo është propagandë koti. para kamerave bëjnë sikur pastrojnë ata, pastaj dredhin ndonjë cigare. Edi Rama: Shfaqja e agresivitetit antizhvillim tek Unaza e Re është pasqyra e mendësive të së shkuarës në rrumpallë, s’ka asnjë lidhje me pasqyrën e qeverisjes! Nuk e di ku e ke dëgjuar ti këtë gjuhën kundër shpellarëve, me siguri nga kadrinjtë e kazanit të Shqupit, po zhvillimi i atij projekti s’ka asnjë lidhje me çfarë sheh ti në TV, apo me sa i gatshëm je ti të presësh në trafik! Ndërkohë, po të informoj se shumica dërrmuese aty s’janë shtëpi, po godina të paligjshme biznesesh, ndërsa, për sa u takon familjeve, duhet ta mësosh, që jo vetëm askush s’do t’i lërë jashtë, po do u paguhet qira tre vjet nga taksat e shqiptarëve! Më shumë se kaq?