Takimi mes Albin Kurtit dhe Mustafës, asnjë marrëveshje për koalicion

449
Sigal

“Jemi dakorduar që nesër të mbahet edhe një takim. Për orën e saktë të takimit ju njoftojmë nesër paradite”, ka thënë shkurt Mustafa duke mos u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve se për cilat pika nuk janë pajtuar dy liderët.

Përfundon takimi i radhës mes Albin Kurtit dhe Isa Mustafa, ku as sonte nuk është arritur marrëveshje për koalicion.

Takimi i sotëm mes dy liderëve, ka nisur rreth orës 15:00, ku pas tre orë bisedimesh nuk është arritur pajtueshmëri për koalicion.

Sipas zëdhënësit të LDK-së, Besian Mustafa ka bërë të ditur për mediat se dy partisë janë dakorduar, që edhe nesër të mbahet një takim tjetër.

Isa Mustafa ka shtuar se nuk kanë qenë të hidhëruar me Kurtin,e se do të takohen nesër.

“Sjemi kanë idhnushëm me Albin Kurtin, kemi me u taku nesër”, ka thënë Mustafa shkurtimisht.