Kryeministri më qesharak dhe më gënjeshtarë, ti lërë emigrantët rehat në fatin e tyre…!

537
Sigal

Nga Shpëtim Zinxhiria

Si një socialist dhe ish-zedhenes i tij te Partise Socialiste Dega në Greqi, unë dua ti kujtojë këtij kryeministri mashtrues dhe të papërgjegjshëm se para se te kontrollojë xhepat e emigrantëve duhet të kuptojë ose të mos harroje se ka mbi 7 vite qe nuk ka patur një takim me ta, arsyeja dihet se nuk ka mbajtur premtimet që u dha. .

Para se Rama te kontrollojë xhepat e emigrantëve duhet të jetë esëll dhe të kontrollojë xhepat e tij dhe te atyre qe e rethojnë atë. .

Para se të flasë dhe të zëjë në gojë emigrantët duhet ti kërkojë falje. Emigrantët janë oksigjeni ekonomik i Shqipërisë por kurrë nuk do të jenë bishti i Shqipërisë të zotit Rama.

I kujtojë zotit Rama se në fushatën e 2013 në Platformën e PS kishte 10 pika për emigracionin ku deri më sot nuk ka realizuar asnjë prej tyre.

Para se të kontrolloje xhepat e emigrantëve ky njeri i papërgjeshëm që flet për emigrantët të na thotë se gjatë qeverrisjes së tij sa para kanë paguar emigrantët shqiptar në konsullatat shqiptare ku shteti “vulos shtetin” në një kohë kur për emigrantët në te gjirha shebimet behet falas.

Para se te kontrollojë xhepat e migrantëve mund të na thotë nëse eshtë burrë ashtu si zdap i gjatë që është përse nuk vjen në Greqi?

Para se të kontrollojë xhepat e migrantëve le të kontrollojë xhepat e tij dhe te na thotë se ku i gjeti paratë që ndërtoi shtepine e tij se në asnjë vend nje kryeminister ne detyre nuk nderton shtepi, te na bej ttransparencë.

 

Para se te kontrollojë xhepat e emigrantëve le të kontrollojë xhepat e ambasadores dhe klanit te saj që me sekseret ne konsullata xhvatin dhe godasin emigrantët.

Dhe në fund po i them se emigrantët i ka haruar ashtu si edhe emigrantët do ta harrojnë këtë njeri kur të vijnë votimet se migrantët nuk mund të jenë numer arithmetik por janë njerëz me shpirt.

O i papare cfare ke bere per emigrantet ti si kryeminister ?

Asgjë oni paparë…! Sa për 800 mijë vota do ti marresh ne boten tjeter o i paparë.