Braktisi Amerikën për ish-kandidatin për deputet, Adrola Dushi nis bashkëjetesën me biznesmenin

437
Sigal

Fiks për Shën Valentin, modelja Adrola Dushi dhe rokeri Eugent Bushpepa u prezantuan si çift i dashuruar brenda 4 minutave të klipit të ri të artistit, me titull “Stay with me tonight”.

E pas aludimeve se mes tyre kishte nisur një romancë, përderisa nuk i kursyen puthjet dhe përkëdheljet në publik, u zbulua historia e re e dashurisë së modeles me Albin Gashin, ish-kandidatin për deputet të Lëvizjes Vetëvendosja, në Kuvendin e Kosovës.

Madje, nëna e një djali nga martesa me Adis Patushin, për dashurinë ka lënë karrierën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të nisur bashkëjetesën në Prishtinë me të dashurin e ri, një brun simpatik i komentuar jo pak vitin e kaluar në politikën e Kosovës.