Ringritja e institucioneve arsimore pas goditjes nga tërmeti i nëntorit vijon. Një nga shkollat model të Tiranës, e cila po rindërtohet nga e para është gjimnazi “Sami Frashëri” ku punimet vijojnë pavarësisht situatës së vështirë të motit dhe pandemisë. Kryeministri Rama, i shoqëruar nga kryebashiaku i Tiranës, Erion Veliaj, të dy këta të fundit ish nxënës në këtë gjimnaz. Kryeministri Rama vlerësoi projektin e ri ndërkohë që sipas tij, “puna fletë vetë”. Rama shtoi më tej se do vazhdohet të debatohet, por shkolla do eci përpara, “Rëndësi ka që të bëhet shkolla dhe që gjithë kjo energji e re pozitive që sjell projekti në këtë zonë të sjellë vlerë të shtuar edhe për fëmijët, edhe për mësuesit, edhe për komunitetin këtu. Patjetër edhe për gjithë lagjen, sepse, natyrisht, një ndërhyrje e kësaj natyre, siç ka ndodhur dhe me bulevardin Zogu I nga ana tjetër, siç ka ndodhur me gjithë pjesët e tjera, rrit vlerën e pasurisë së të gjithëve bashkë, banorë e njësi tregtare”. Punimet për këtë shkollë kanë nisur rreth 40 ditë më parë, ndërkohë që ritmi i tyre është i lartë, me synim mbarimin e saj e vënien në dispozicion të nxënësve sa më shpejtë të jetë e mundur. Në këtë kantier ku punohet pa pushim, ishte Kryeministri Rama dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, për të ndjekur punimet nga afër. “Shkolla e vjetër ka qenë me rreth 40 nxënës, kurse tani do të ketë 360. Në këtë mënyrë mund të përballojë dhe rritjen demografike që do ketë Selita”, – u shpreh Veliaj. Shkolla e re pritet t’i sjellë një urbanizim gjithë zonës, banorët e të cilës shtohen dita-ditës. “Shkolla është konceptuar me 3 kate. Në katin e parë do të jetë palestra dhe klasa mësimore dhe në dy katet e tjera, klasa mësimore, ambiente laboratorike dhe sallë mësuesish”, – shpjegoi projektin inxhinierja zbaruese. Shkolla e re “Murat Toptani” do të ketë edhe ambiente për parashkollorët, të cilat nuk i ka pasur para se të dëmtohej nga tërmeti. “Deri në fund të marsit do ketë mbaruar shkolla dhe do mundohemi që edhe nëse kapim një pjesë të këtij semestri, t’i transferojmë nxënësit e t’i rikthejmë tek shkolla e re. Ndërkohë që për në shtator do jetë pa diskutim në super formë”, – u shpreh kryebashkiaku i Tiranës, Veliaj.



















