Kryeministri Edi Rama prezanton programin për bujqësinë para fermerëve në Kuçovë

495
Sigal

“Nuk do të flemë gjumë derisa fermeri i fundit të ketë marrë tokën në pronësi”, është shprehur shefi i qeverisë. Ai tha se qeveria do të jetë një mbështetje reale për çdo familje fermeri.

Duke folur për kanalizimet, Rama tha se në 25 vjet sistemi i kanalizimeve në bujqësi pësoi dëme të tmerrshme. “Është qesharake që diskutohet ende uji dhe eskavatorët në 2016”, vijoi Rama, ndërsa bëri të ditur se bashkive u janë vënë në dispozicion pajisjet për të pastruar kanalet.