Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në një intervistë ka komentuar vendimin për legalizimin e kanabisit në vendin tonë. Ajo shprehet se ta legalizosh kanabisin është si të legalizosh krimin e organizuar.
“Unë nuk mendoj që Shqipëria ka nevojë për këtë për momentin. Unë mendoj që Shqipëria ka nevojë që të legalizojë disa gjëra të tjera që janë shumë të rëndësishme. Të legalizojë transparencën. E dyta, t’i rikthehet institucioneve sepse nuk është më një shtet institucional po një shtet vagabond, Facebooku. Pra një popull që merr urdhra, nje shtet, një gjykatë, një polici, ku një sistem i tëri merr urdhra nga një prononcim i kryeministrit nga Facebooku. Ajo që unë dua të theksoj dhe që është shumë e rëdësishme sot, është që qeveria duhet të marrë masa për 60 mijë shqiptarë që kanë humbur vendet e punës vetëm në dy muaj. Unë sot takova një djalë të ri, i kishte thënë pronari ‘zotëri nuk kam mundësi të të paguaj, kështu që faleminderit që kemi punuar bashkë.’ Kishte punuar mbi 5 vite e gjysmë. Është 26 vjeç dhe sot është në mes të rrugëve. Ndërkohë, janë edhe qindra të tjera, mos themi mijëra biznese të cilat kanë falimentuar dhe kanë mbyllur bizneset e tyre. Ajo që është sot më e rëndësishme, kemi një kryeministër që filloi ndërtimet për tërmetin pas 26 nëntorit. Bëri një konferencë donatorësh, që besoj e mbani mend marketingun e jashtëzakonshëm që u bë për gjithë ato para që edhe sot nuk e dimë sa të vërteta janë. Dhe tjetra, jemi sot në këtë proces të pandemisë ku kemi rastin më flagrant. Kemi sot Suedinë që me masat e marra vazhdon dhe lëviz. Por, vijm deri këtu në konstatime që ajo që mua më shqetëson ose më nervozon është që ky njeri nuk ka bërë akoma asnjë plan se si duhet të përgatitet qoft qeveria, qoftë institucionet, se si do ja bëjnë me ndihmën ekonomike dhe depresionin që do të vijë. Mirë nuk dëgjon opozitën, sepse opozita qënka me problemet e veta, po si nuk dëgjon ekspertët? Ka ekspert edhe brenda Partisë Socialiste. Ka socialistë të mirë sa të duash që mund t’a analizojnë edhe t’ia rekomandojnë. Dhe pastaj dalim në deklarata qesharake ku iu thotë artistave shkoni punoni në ndërtim. Nuk është kjo zgjidhja.”