Kryemadhi: Ratifikimi i Marrëveshjes së Prespës nga Parlamenti grek, një zhvillim mjaft i rëndësishëm për rajonin tonë

537
Sigal

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka reaguar në lidhje me ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës nga Parlamenti grek, duke e cilësuar këtë si zhvillim pozitiv dhe mjaft të rëndësishëm për rajonin.

Kryemadhi ka shtuar se Marrëveshja e Prespës ndihmon në forcimin e paqes dhe stabilitetit, teksa ka thënë se ky zhvillim hap perspektivën e proceseve të integrimit  të vendeve të rajonit në BE.

Ja postimi i plotë i Kryemadhit:

Ratifikimi i Marrëveshjes së Prespës nga Parlamenti grek, një zhvillim tejet pozitiv dhe mjaft i rëndësishëm për rajonin tonë, për më shumë integrim, për forcimin e paqes dhe për më shumë stabilitet. Ky zhvillim hap perspektivën e proceseve të integrimit të mëtejshëm mes vendeve të rajonit dhe të të gjithë rajonit në Bashkimin Europian.