Kryemadhi: Rama do të fusë duart në xhepat tuaja për të paguar kredinë

389
Sigal

ryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, në takimin e zhvilluar sot në Durrës deklaroi se kryeministri Edi Rama do të përdorë taksat e shqiptarëve për të paguar kreditë që mori për ndërtimin e zonave të prekura nga tërmeti.

Kryemadhi tha se Rama nuk ka asnjë meritë dhe thotë se kredia që do i vijë Shqipërisë do sjellë rritje të taksave të energjisë elektrike, ujit, karburanteve apo taksave bashkiake.

Pjesë nga fjalimi i kryetares së LSI:

Edhe kur bisedonim në telefon dhe kur këmbenim diçka ishim të shqetësuar por edhe të tronditur pasi ishit pjesa më e goditur, por edhe pjesa e suportit nuk ka ekzistuar.

Në fakt nuk dua të ndalem tek pasojat e qeverisjes sonë të tërmetit të famshëm të 26 nëntorit.

Të gjithë e fitojnë vetë bukën e gojës, dikush hamall, dikush punëtor ngarkim-shkarkimi, dikush mban një plak të paralizuar, dikush rrobaqepës, dikush ikën në emigracion, vetëm e vetëm për të ushqyer familjen e tij. Por në asnjë rast asnjërit prej nesh nuk i ka ofruar qeveria diçka, t’i thotë urdhëro se po të dhuroj diçka. Kjo qeveri është e rrëzuar. Ne themi që hajde ta rrëzojmë, por ajo është e rrëzuar. Ne sot ndihemi të rrezikuar.

Në takimin e djeshëm në Bruksel ndërkombëtarët i ofruan nëpërmjet granteve dhe disa lehtësirave. Buzëqeshja e Ramës ishte shumë e madhe por ato nuk ishin as për Ramën as për politikën, por për shqiptarët.

Qytetarët e prekur sot qëndrojnë në çadra ose në qira shumë të shtrenjta, gati dyfish. Ajo që të bën përshtypje është që e gjithë kjo bujari e BE është një respekt, mirënjohje por edhe përkrahje dhe solidarizim që të gjitha vendet e BE i dhanë shqiptarëve. Sot ajo që të bën përshtypje është që pasi u zbardh skema e buzëqeshjeve të Ramës që vraponte prapa suflerëve të tij për të marrë meritat, por nuk mund të thuash që është meritë që do të marrë 885 milion euro kredi që do i paguajnë shqiptarët.

Nuk mund të thuhet që është meritë e Ramës, pasi qeveria e tij do të fusë dorën në xhepin e qytetarëve. Mos u çudisni kur të dyfishohet fatura e energjisë elektrike, mos u çudisni kur fatura e ujit dhe pa pasur ujë në rubinet të dyfishohet. Kjo bëhet për të manipuluar opinionin publik, për t’i përdorur paratë për interesa të veta. Është plani marshall i Ramës për 5 vite. Pse do e lëmë për 5 vite të pikturojë projektet e tij të bukura?”.