Kryemadhi pret në takim ambasadorin britanik Duncan Norman: Do të monitorojë zgjedhjet në Elbasan më 25 prill

126
Sigal

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me ambasadorin britanik Duncan Norman i cili do të monitorojë mbarëvatjen e zgjedhjeve të 25 prillit në qytetin e Elbasanit.

“Nën atmosferën e ngrohtë të zyrave të LSI në Elbasan, pata sot kënaqësinë të mikprisja Ambasadorin Britanik, i cili do të gjendet në Elbasan edhe në ditën e zgjedhjeve për të monitoruar nga afër një mbarëvajtje sa më të qetë të procesit zgjedhor më 25 prill.”,-shkruan Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi në një postim të sajin të shpërndarë në rrjetet sociale.