Eurodeputeti Lega: Zgjedhjet në Shqipëri kyçe, shit-blerja e votës, korrupsioni dhe Rasha

277
Sigal

Nga Erisa Zyka

Eurodeputeti suedez, David Lega flet eskluzivisht për një televizion lidhur me amendamentet për Shqipërinë që do votohen nesër nga komisioni i punëve të jashtme të Parlamentit Europian. Lega shpjegon pse zgjedhjet e 25 prillit janë kaq të rëndësishme për Bashkimin Europian dhe zbërthen amendamentin e grupimit të partive popullore lidhur me shitblerjen e votës. Për reformën në drejtësi, Lega përshëndet hapat e bëra, por tërheq vëmendjen për pavarësinë e SPAK. Sipas tij, asnjë gjyqtar nuk do të guxonte të paraqesë akuzë përsa kohë ka presion nga qeveria. Kjo pavarësi është e rëndësishme për t’u siguruar për çështjet e zyrtarëve të lartë, duke qenë se ish-ministra përballen me akuza për korrupsion dhe drogë. Lega thotë, se grupimet politike kanë dhënë mbështetjen e tyre për një amendament lidhur me vrasjen e Klodian Rashës. Lega gjithashtu thekson, se Shqipëria ka nevojë për një strategji të re dhe plan aksioni të ri për luftën kundër drogës. Sipas tij, një çështje shumë e rëndësishme është krijimi i një stoku të sigurtë para shkatërrimit të lëndëve narkotike. Praktika për të mbajtur vetëm sasi të vogla evidence të kapjes së drogave për çështjet në gjykata, në vend që të mbahet e gjithë sasia e kapur, nuk është kryer ende në Shqipëri.

Intervista e Eurodeputetit suedes, David Lega:

Zoti Lega, ju keni hartuar disa amendamente lidhur me draft-raportin e Isabel Santos për Shqipërinë, të cilat do të votohen nesër. Ato lidhen me demokracinë, shtetin ligjor, gjyqësorin dhe të drejtat themelore. Të hënën, komisioneri për fqinjësinë dhe zgjerimin Oliver Varhelyi deklaroi se zgjedhjet e 25 prillit do të jenë një provë e madhe për një demokraci funksionuese në Shqipëri. A e ndani këtë mendim dhe pse janë kaq të rëndësishme këto zgjedhje?
Faleminderit për ftesën. Mendoj, se zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë themelore për integrimin europian. Zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit do të jenë kyçe për konsolidimin demokratik të vendit dhe do të luajnë një rol të rëndësishëm për rinovimin dhe forcimin e strukturave demokratike të vendit dhe shpresojmë që do të kontribuojnë në arritjen e një niveli të lartë të stabilitetit politik. Ashtu siç nënvizuat dhe ju, gjatë Këshillit të stabilizim asocimit të hënën, liderët diskutuan mbi çështjet praktike të organizimit të zgjedhjeve. Në këtë kuadër, Këshilli i Bashkimit Europian ra dakort në nevojën për të vazhduar punën në të gjitha aspektet e trajtuara nga rekomandimet e OSBE/ODHIR, ashtu si dhe rekomandimet e Komisionit të Venecias mbi zgjedhjet. Aty deklarohet, se një dialog konstruktiv dhe gjithpërfshirës midis partive politike në Kuvendin e Shqipërisë do të jetë thelbësor për progres të mëtejshëm në reforma dhe për qëndrueshmërinë e procesit tê integrimit europian. Kjo është pikërisht ajo që kërkojmë. Ndaj ato janë kaq të rëndësishme.

Zoti Lega, do të jeni pjesë e misionit vëzhgues të Bashkimit Europian në Shqipëri apo jo ?
Varet nga situata e pandemisë. Nuk mund të jem prezent në prill për shkak të kufizimeve të vëna si rrjedhojë e pandemisë COVID-19, por unë e kam ndjekur Shqipërinë nga afër dhe vazhdoj ta ndjek.

Amendamentijuaj që mban numrin 96 shpreh shqetësime në lidhje me mosndëshkimin e shitblerjes së votave dhe faktin që çështjet e dyshuara nuk kanë arritur në gjykatë dhe nuk janë bërë ende arrestime. Pse ky amendament zoti Lega ? Ju konsideroni se përgjegjësit e vërtetë tê shitjesblerjes së votave nuk janë dërguar para drejtësië apo shprehni shqetësimin si grup politik së bashku me të tjerët, se kjo situatë mund të përsëritet gjatë zgjedhjeve të 25 prillit?
“Ne ishim natyrshëm të shqetësuar me akuzat për shitblerjen e votes. Ky amendament është një rikujtim që hetimi I këtyre akuzave është pjesë e kushteve që ka vendosur Kêshilli i ministrave të Bashkimit Europian në vendimin e 25 marsit 2020. Gjithashtu vlen për të nënvizuar që të sigurohet, që zgjedhjet e përgjithshme tê zhvillohen në një mënyrë transparente dhe gjithpërfshirëse dhe kjo duhet të jetë e rëndësishme për të gjithë forcat politike, qytetarët, shoqërinë civile, mediat. Të gjithë kemi një detyrë të përbashkët, duke na përfshirë ne, që të sigurojmë që fushata zgjedhore të jetë e besueshme, transparente dhe objektive. Kjo do të thotë që fushata nuk duhet të jetë objekt i dezinformimit, duhet të jetë e çliruar nga presionet dhe akuzat e rreme.

Cili është vlerësimi i grupit tuaj për gjykatën Kushtetuese, të lartë, si dhe organet e reja të drejtësisë si SPAK-un. Po e lufton SPAK korrupsionin e nivelit të lartë? Gjithashtu ç’mendoni për funksionimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit?
Gjykata Kushtetuese është krejtêsisht funksionale. Sipas informacionit tê fundit, Gjyakata Kushtetuese ka 7 anëtarë nga 9 që duhen në total. Kjo është gjithashtu e rëndësishme për t’u nënvizuar. Lidhur me SPAK, ne si grupim i partisë popullore,  e mirëspresim krijimin e strukturave të specializuara kundër korrupsionit dhe krimit. Por çështja më e rëndësishme është, se ne duhet të shohim rezultate. SPAK duhet të jetë tërësisht operacional dhe proaktiv në goditjen e rasteve të nivelit të lartë të korrupsionit. Ndaj, ne theksojmë se për këtë është e rëndësishme që për këto struktura të jepet buxheti i duhur dhe të ketë bashkëpunim të duhur me entitetet etjera gjyqësore. Ajo që ështê më e rëndësishmja është që SPAK të ruajë pavarësinë e saj. Asnjë gjyqtar nuk do të guzonte të paraqesë akuzë përsa kohë ka presion nga qeveria. Kjo pavarësi është e rëndësishme për t’u siguruar për çështjet e zyrtarëve të lartë, duke qenë se ish-ministra përballen me akuza për korrupsion dhe drogë. Lidhur me BKH, ne jemi të kënaqur me ngritjen  e tij dhe faktit që drejtoresha po kryen funksionet e saj dhe që stafi hetues po rekrutohet.

A mund të themi që Shqipëria ka përmbushur kushtet për konferencën e parê ndërqeveritare ?
“Jo të gjitha. Mbeten ende disa kushte të paplotësuara. Shqipëria është në rrugën e duhur, por ne  duhet të jemi të vëmendshëm për të ndjekur të gjitha aspektet. Edhe për qytetarët europianë, kjo është e rëndësishme. Ata duhet të shohin progresin gjithashtu”.

Sipas mendimit tuaj, a do të ishin shtetet anëtare të gatshme të hapnin negociatat e anëtarësimit në BE me Shqipërinë pa sinjale të qarta të fillimit të ndjekjes penale dhe dënimit përfundimtar të çështjeve të nivelit të lartë të korrupsionit dhe krimit të organizuar?
Shpresoj që shtetet anëtare t’i përmbahen vendimit të 25 marsit të 2020. Ata kanë përfshirë qartësisht aty luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Në ato kushte, ata kanë bërë të qartë, që duhen rezultate konkrete, një gjurmë provash për raste të korrupsionit të zyrtarëve të lartë dhe krimit të organizuar në të gjitha nivelit. Shpresoj, që ata t’i përmbahen kësaj, por ata bëjnë zgjedhjen e tyre.

Amendamenti 132 rekomandon që Shqipëria të miratojë një strategji të re dhe një plan veprimi për luftën kundër drogës? A do të thotë kjo se strategjia aktuale dhe plani i veprimit nuk është i suksesshëm?
Nuk është sekret që Shqipëria ka problem me krimin e organizuar dhe trafikun e drogës dhe abuzimin e drogave. Shqipëria është rruga më e madhe e kalimit të kanabisit në Europë dhe përshkruhet që strehon rrjetet transnacionale të përfshira në trafikun e drogës në Europë dhe përtej. Sipas Komisionit Europian, Shqipëria nuk ka ngritur ende një Obsevator Kombëtar për drogat dhe as për një sistem alerte paraprake lidhur me substanca të reja psikoaktive. Një strategji e re dhe një plan aksioni përr drogat duhet të aprovohen. Një çështje shumë e rëndësishme është krijimi i një stoku të sigurtë para shkatërrimit të lëndëve narkotike. Praktika për të mbajtur vetëm sasi të vogla evidence të kapjes së drogave për çështjet në Gjykata, në vend që të mbahet e gjithë sasia e kapur, nuk është kryer ende. Ndaj, e inkurajoj Shqipërinë që të aprovojë një strategji të re dhe një plan të ri aksioni, duke përfshirë edhe trajtimin e hendekut në legjislacion lidhur me shkatërrimin e lëndëve narkotike.

Nuk mund të mos ju pyes për ligjin për median, duke qenë se ju ke i qene shumë aktiv për këtë. A jeni i kënaqur me hapat e ndërrmarra apo jeni sërish i shqetësuar për këtë ligj ?
“Ne duhet të presim për të parë që gjithçka të anulohet dhe të hiqet dorë nga forma aktuale, siç u kërkua nga Komisioni i Venecias. Ndërkohë, përpara se të vijë ketë tërheqje, nuk kam parë, që të ketë hapa në përputhje me mënyrën që pritej të bëhej.

Sot, Freedom House ka publikuar një raport ku dënon çështjen e shembjes së Teatrit kombëtar dhe vrasjen e qytetarit Klodian Rasha gjatë shtrëngimit tê msave anti Covid . Grupimi Renew ka paraqitur njê amendament për këtë, ku dënon vrasjen nga policia. A ka kompromis për këtë amendament nga partia popullore dhe të tjera ?
“Mendoj, se është përfshirë në kompromiset politike. Nuk kemi asgjë kundër këtij amendamenti. Eshtê e rëndêsishme që kjo çështje nënvizohet”.

Pra, zoti Lega, si përfundim, Shqipëria ka ende disa hapa për të bërë para hapjes zyrtare tê negociatave.
Po, dhe më lejoni të them, që qëllimi ynë është që ta bëjmë Shqipërinë anëtare tê Bashkimit Europian, por për tê arritur aty, duhen plotêsuar kriteret. Duhet të sigurojmë që ato përmbushen.