Meta me Bashën takim në Rogner

479
Po vazhdojnë takimet intensive për kreun e Kuvendit Ilir Meta, liderin e opozitës Lulzim Basha dhe politikanët e tjerë gjatë këtyre orëve kritike për vendin, në kohën kur duhet gjetur konsensusi për të miratuar reformën në drejtësi. Basha dhe Meta janë para pak minuta më parë tek takohen në hotel “Rogner”.Meta në këtë takim shoqërohet nga kreu i grupit parlamentar të LSI Petrit Vasili, ministri i Drejtësisë Ylli Manjani dhe Sokol Dervishaj. Ndërsa kryetari Basha shoqërohet nga kreu i grupit parlamentar demokrat Edi Paloka. Ky është takimi i dytë mes Metës dhe Bashës, pas atij në ambientet e kryesisë së Kuvendit ku u diskutua për reformën në drejtësi.
Sigal