Kryemadhi për marrëveshjen: Një ditë e mirë për Kosovën, hap i madh drejt njohjes reciproke dhe krijimit të një klime paqeje dhe stabiliteti në rajon

231
Sigal

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e cilëson një ditë të veçantë dhe të mirë për Kosovën 4 shtatorin. Kryemadhi ka reaguar me një postim në “Twitter” pas marrëveshjes së arritur me ndërmjetësimin e SHBA-ve dhe nënshkruar sot në Shtëpinë e Bardhë mes Kosovës e Serbisë në praninë e Presidentit amerikan Donald Trump.

Ajo thekson se ky është një hap i madh drejt njohjes reciproke dhe krimit të një klime paqeje e stabiliteti në rajon.

“Një ditë e veçantë në historinë e Kosovës!

Sot SHBA dhe Presidenti Trump udhëhoqën procesin e firmosjes së një marrëveshje historike mes Kosovës dhe Serbisë.

Kjo është një ditë e mirë për Kosovën dhe një hap i madh përpara drejt normalizimit të marrëdhënieve, njohjes reciproke dhe krijimit të një klime paqeje dhe stabiliteti në rajon”, shkruan Kryemadhi.