Kryemadhi: Patriot është ai që mbron popullin nga qeveria e vet

238
Sigal

Sot jemi në kuadrin e shumë lëvizjeve në Shqipëri për shkak të anëtarimeve të reja pasi në 21 nëntor kemi zgjedhjet në parti, që për shkak të pandemisë do të bëhen jo vetëm në zyrat tona elektorale por edhe votimit online të cilat shumë shpejt do tu shpërndahet të gjithë anëtarëve të partisë aplikacioni, dhe në 5 dhjetor do të shkojmë në Konventën Kombëtare ku do të kemi të hapur të gjitha pikat e programit, të cilat në të gjitha diskutimet dhe takimet jo vetëm me pjesën intelektuale të re në partinë tonë por edhe me shumë intelektualë të tjerë që janë edhe pa parti por edhe që vijnë nga Partia Socialiste në partinë tonë. Kemi një program shumë të mirë ekonomik, dhe ajo që është më e rëndësishme për sistemin arsimor tonin i cili nuk është kosto shumë e madhe, pasi shpesh shqiptarët mendojnë se reformat e partive kanë një kosto buxhetore shumë të madhe, jo përkundrazi. Që tu shërbesh të rinjve dhe të rejave që tu shërbesh qytetarëve të tu do vetëm vullnet politik, që ke dëshirë për ti  ndihmuar ata për tu shpërbyer atyre dhe për të kthyer në eficencë të gjithë sistemin tonë.
Një ditë tek diskutoja me një personazh, i cili nuk ëhstë i rëndësishëm, por është një personazh i rëndësishëm për mua dhe familjen time, një personazh i cili është djali im dhe diskutonim për fjalën heronj patriotë në kuadrin e të gjithë këtyre debateve të kohëve të fundit. Sepse për brezin e ri historia e Shqipërisë ka filluar të tjetërsohet sepse një kombi po i shkatërrove historinë faktikishte e ke shkatërruar në themele. Dëgjoja shumë të rinj për debatet mbi Vojo Kushin, Vasil Laçin e shumë e shumë të tjerë që ju kalon tangent të rinjve dhe të rejave pavarësisht se brezi ynë është rritur me historinë e Lutës anti-fashiste Nacional Clirimtare është rritur me historinë e prindërve tanë që kanë ndërtuar Shqipërinë kanë elektrifikuar çdo fshat të Shqipërisë, kanë zhdukur analfabetizmin kanë bërë revolucion në Shqipërinë e 44-s, por që me kalimin e kohës herë pas here nga shkëlqimet e fasadave që në pamje të parë janë të bukura por nga brenda janë të kalbura, filluam dhe ne ti harronim. Dhe duke diskutuar ky ishte djali im, po flisnim mbi heronjtë dhe patriotët dhe ai më tha: Patriot? Patriot i thashë unë do të thotë të duash vendin tënd, të duash flamurin tënd. Jo më tha mua, unë e shikoj këtë atdhedashuri, patriot më tha mua është ai burrë ose ajo grua që mbron popullin e vet përballë qeverive të saj. Dhe në fakt djali im më dha një mësim shumë të mirë, të mbrojmë sot popullin tonë nga qeveria e saj është patriotizëm. Një qeveri që tjetërson historinë, që detyron fëmijët e popullit të saj të largohen nga Shqipëria, që shkatërron sistemin e saj arsimor, që shkatërron sistemin shëndetësor, një qeveri që ka arrogancë ose neveri për popullin e saj, sigurishtq ë ta mbrosh popullin tënd përballë kësaj qeverie është patriotizëm. I thashë faleminderit Besar, je shumë  i vogël për të më dhënë leksione por më dhe një leksion shumë të mirë, sa u kënaqa aq edhe u ligështova sepse ndjeva kënaqësi që fëmijët tanë e duan vendin, por ligështia ishte sepse padashje unë kisha lejuar që qeveria e vendit tim ti bënte keq popullit tim, prandaj dhe obligimi dhe angazhimi im ëhstë shumë i thjeshtë për të mos i krijuar më shansin dhe mundësinë kësaj qeverie ashtu sicc ka penguar shumë të rinj e të reaj që i ka detyruar të largohen uën nuk do të ndaloj jo vetëm më 25 prill por dhe mbas 25 pillit, për ccdo qeveri tjetër qëdo të vijë mbas saj kushdo qofshin ata për të mos lejuar më asnjë djalë dhe vajzë të largohen nga Shqipëria, por të jetojnë dhe punojnë në shqipëri si qyettarë europianë me një punë të mirëpaguar, me një sistem shëndetësor që kujdeset për shëndetin e popullit dhe shqiptarëve, për një sistem arësimor ku fëmijët tanë të jetojnë dhe të mësojnë që është shumë e thjeshtë për ta bërë. Por po të lejosh ekonominë.