Sali Berisha uron SHBA-në për Pavarësinë: Ditë e bekuar pasi në të gjitha momentet tona kritike SHBA, rol përcaktues për liritë tona

Ish-kryeministri Berisha ka uruar nëpërmjet një mesazhi në facebook miqtë e Shqipërisë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për 243 vjetorin e Pavarësisë.

‘4 Korriku, dita e Pavarësisë së SHBA!

Sigal

Miq, sot kombi i madh amerikan feston 243 vjetorin e pavërsisë së tij. Në këta 2 shekuj e 43 vite, kombi i madh i lirisë shëndrroi SHBA në vendin më të lirë, më të fuqishëm, më të zhvilluar dhe më të begatë të planetit.

Por në 243 vite lirie kombi amerikan ka kontribuar më shumë se çdo komb tjetër për lirinë e popujve të tjerë të shtypur dhe pushtuar.

Për ne shqiptarët, një komb jetim me histori tejet të vështirë, kjo është një ditë e bekuar pasi në të gjitha momentet tona kritike SHBA kanë luajtur rol përcaktues për liritë tona.

Duke shprehur mirënjohjen tonë të pakufishme le të urojmë nga zemra Zoti i bekoftë SHBA, flamurin dhe lirinë e tyre! Sb’