Kryemadhi : Njerëzit janë lodhur nga propaganda, nga demagogjia, nga fasada

199
Sigal

Në vijim të takimit, Kryemadhi foli dhe për problematikat që hasin jo vetëm banorët e zonës së Farkës, por të të gjithë Shqipërisë.

Pjesë nga takimi :

Ajo që në kemi diskutuar me Aldin herë pas herë është për mundësinë dhe krijimin jo vetëm të zhvillimit të zonës në aspektin urbanistik por dhe zhvillimin e biznesit që njerëzit të kenë jo vetëm mundësinë e punësimit por ta kthejnë në vlerë pronën e tyre në mënyrë të tillë që të krijojnë vende pune të mirëpaguara. Gjë që është e domosdoshme sepse në fund të ditës në po na ikin të rinjtë nga Shqipëria për shkak të mungesës së punësimit. Dhe ikin për të punuar tokat apo biznese të vendeve të tjera me të njëjtën pagë të cilën mund të përfitonin këtu por do të ishin në trojet e tyre, shtëpitë e familjet e tyre. Shumë shpejt ne do të kemi dhe prezantimin e programit që nuk do të jetë thjesht në kuadrin e një prezantimi propagandistik por do të jetë i prekshëm, real, për çdo qytetar sepse në fund të ditës një nga gjërat më të rëndësishme është që duhet të jemi dhe të vërtetë me njerëzit. Njerëzit janë lodhur nga propaganda, nga demagogjia, nga fasada sepse janë lodhur nga shifrat. Por nganjëherë kur shifrat janë fasadë ato kthehen në të lodhshme për njerëzit. Njerëzit duan diçka të prekshme të vërtetë. Njerëzit kanë dëgjuar që ne do të ulim taksat për të varfrit dhe do të rrisim taksat për të pasurit por në fakt ka ndodhur e kundërta. Janë rritur taksat për të varfrit dhe janë zeruar taksat për të pasurit. Nga ana tjetër kemi dëgjuar që do ulet çmimi i energjisë elektrike por njerëzit e dinë shumë mirë që jo vetëm nuk është ulur çmimi por janë kthyer punonjësit e OSHE si jeniçerë që po të panë në ndonjë aktivitet politik ose në ndonjë fotografi në Facebook shkojnë të presin dritat ose vijnë të bëjnë reprezalje sikur të jenë Gestapo. Nga ana tjetër shikon bizneset që edhe pse mund të jenë biznese shumë të vogla, dyqane lagjesh apo fshati, turren tatimet sikur aty është Escobari i qumështit dhe sheqerit kontrabandë. Dhe ajo që të bën më shumë përshtypje është dy standardizimi i funksionimit të strukturave të shtetit ndaj qytetarëve. Është jashtëzakonisht agresive ndaj qytetarit të thjeshtë që është pa mburojë politike dhe nuk ekziston për të ndëshkuar atë që është grabitur çdo ditë, po themi biznesin e vogël apo buxhetin e shtetit që kthehet në një mundësi që mund të investohet.