Kryemadhi : Një familje e shëndoshë krijon një shtet të shëndoshë

186
Sigal

Unë do ta vlerësoja shumë një student që shkon dhe në shkollë dhe punon. Nuk ka asgjë të keqe kur një student punon por për mua është shumë e dhimbshme kur studenti punon sepse s’ka familja mundësinë ekonomike për ta shkolluar atë. Por kur është i detyruar që të lërë shkollën dhe të shkojë të punojë 12 orë për mua kjo është fatkeqësia më e madhe. Prandaj ne duam të krijojmë këtë lloj pritshmëri të madhe përsa i përket reformës në arsim, duke bërë një reformë në arsim e cila rrit standardin e mësuesve tanë në ciklin parauniversitar sepse një mësues i mirëpaguar do të sillet mirë. Pra të mos i kemi më militante politikë që kërcënojnë gjimnazistin dhe maturantin me notën për maturën sepse do të prishin mesataren që ti të mos kesh shanse për të ikur në universitet për shkak të një drejtoreshe apo për shkak të një deputeti zonë. Kur ndërkohë mësuesi është një nga institucionet që edukon breza, kombet. Kjo është gjëja më e rëndësishme,. Ashtu si themi nga ana tjetër, një grua e fuqizuar ekonomikisht është themeli i familjes. Jo se nuk janë burrat themeli i familjes por nëna është ajo që rrit me dashuri për vendin,familjen, për bashkëshortin, vëllain. Dhe burrat janë heronj por janë komplementarë me njëri tjetri. Pra e rëndësishme fuqizimi i strukturës familjare sepse një familje e shëndoshë krijon një shtet të shëndoshë. Dhe e kemi të hartuar shumë mirë në këtë program.