Këshilltari i Bankës së Shqipërisë Arben Malaj pezullohet nga detyra, vendimi në Fletoren Zyrtare

695
Sigal

Këshilltari Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, Arben Malaj është pezulluar nga detyra. Ky vendim është botuar në Fletore Zyrtare e Republikës së Shqipërisë.Ndërkohë që ende nuk dihen arsyet e vërteta të pezullimit të Arben Malajt nga posti i Këshilltarit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Vendimi i botuar në Fletoren Zyrtare: 

VENDIM Nr.766, datë3.12.2019PËRPEZULLIMIN NGA DETYRA TË NJË ANËTARI TË KËSHILLIT MBIKËQYRËS TË BANKËS SË SHQIPËRISË

Nëmbështetje  të  nenit  100  të  Kushtetutës  dhe tëpikës1,  të  nenit  47,  të  ligjit nr.8269,  datë 23.12.1997, “Për Bankën  e  Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave VENDOSI:

  1. Z. Arben Malaj, anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, pezullohet nga kjo detyrë.
  2. Propozimin Kuvendit të   Republikës   së Shqipërisë për shkarkimin  e z.  Arben  Malaj  nga detyra  e  anëtarit  të  Këshillit  Mbikëqyrës  të  Bankës së Shqipërisë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

ZËVENDËS KRYEMINISTËR Erion Braçe.