Qeveria kontrollon Kuvendin/ Braçe apel kryeministrit:Hape telefonin për eksportuesit, boll ndihmuat Serbinë!

74
Sigal

Deputeti Erion Braçe vazhdon të bëjë i vetëm opozitën ndaj Edi Ramës dhe qeverisë së tij. Që kur iku nga qeveria, Braçe është treguar shumë kritik, madje më kritik edhe se Lulzim Basha dhe deputetët e tij. Me anë të një video në Facebook, sot Braçe i bën thirrje Edi Ramës dhe qeveritarëve të tij që të hapin telefonat dhe t’u përgjigjen eksportuesve.

“Hapni telefonin! Hapni telefonat! Përgjigjuni eksportuesve, janë mijëra bujq pas tyre, është puna e tyre, janë të ardhurat e tyre! Po marr një shqetësim të përsëritur prej dy ditësh; po më kthehet kamioni me perime nga Serbia! U kemi thënë eksportuesve se analizat e produktit-perimeve e frutave tona, do të njihen dhe atje, në Serbi!

Nuk po ndodh!

Nëse speci del këtu thuajse i pastër, shumëfish nën normë, analizuar në laboratorin ku qeveria ka orientuar eksportuesit, si ka mundësi në Serbi del ndryshe? Shiko, vetëm ky eksportues më thotë që ka një rënie drastike në tregun serb, nga 20 kamionë vjet në janar, në vetëm 2 këtë janar! Nëse duan të na nxjerrin nga tregu serb, të na i thonë e ne të zgjedhim të jemi reciprokë! Nuk mund te jemi përjete të disfavorizuar. Jemi të disfavorizuar në sistemin fiskal, jemi të disfavorizuar në mbeshtetje buxhetore me ta e me rajonin. Nuk mund të jemi të disfavorizuar edhe për arsye burokratike e jo transparente edhe në eksporte! Ndaj, Zgjidheni! Hapni telefonat e përgjigjuni eksportuesve! Bujqësia nuk bëhet as me filma e as me foto, bëhet me punë!”