Vrau për gjakmarrje, dëshmia e 17-vjeçarit: Pistoletën e kisha prej një viti

267
Sigal

Florian Përvathi adoleshenti që dyshohet se vrau Lek Lekgjonaj për gjakmarrje, duket se e planifikonte prej kohësh aktin dramatik.

Para hetuesve 17-vjeçari është shprehur se armën e kishte siguruar prej së paku një viti, ndërsa nuk ka shfaqur shenja pendese për krimin që ka bërë.

Vrasja ndodhi mesditën e së hënës në fshatin Manati të Lezhës, ku adoleshenti me anë të një pistolete me mulli, shkoi pranë banesës së fqinjit të tij Lek Lekgjonaj dhe e qëlloi disa herë duke e lënë të vdekur në vend.

Pas këtij krimi 17-vjeçari ka shkuar në polici dhe ka treguar për krimin që kishte bërë. Menjëherë pas kësaj ai është ndaluar ndërsa policia gjeti të vdekur afër banesës 65-vjeçarin Lek Lekgjonaj, vëllai i Ndue Lekgjonaj, që i vrau babanë në 2009, kush ishte vetëm 4-vjeç.

Adoleshenti, Prej 13 vitesh ishte jetim. Për të dhe për dy vëllezërit më të mëdhenj u kujdesën xhaxhai dhe tezja. Jetuan për shumë kohë në shtëpitë e tyre. Së fundmi, Floriani dhe njëri prej vëllezërve ishin kthyer në këtë banesë, aty ku linden, ndërsa vëllai tjetër jeton jashtë.

Florjani ishte 4 vjeç kur i ati ju vra para syve të tij. Nga dhimbja, nëna u helmua një ditë më pas.

Mbetet e paqartë se si siguroi armën e krimit, një pistoletë me mulli. Nga frika e gjakmarrjes, vëllai dhe njerëzit e fisit të tij qëndrojnë të ngujuar.