Tërmeti i mori gruan, vajzën dhe mbesën, oficeri flet mes lotësh: Më tha e kam vajzën në gjoks

606
Sigal

Tërmeti i fuqishëm me magnitudë 6.4 la 51 viktima, ku mes tyre ishin edhe familja e oficerit Ajet Meçja.

Ai humbi gruan, vajzën e tij të vetme Dienën dhe mbesën e vogël, Esielën, duke e lënë të vetëm dhe duke vuajtur dhimbjen e madhe.

Gazetarja Klodiana Lala ka shkruar se ka takuar Ajetin përpara pallatit 6 katësh te Kryqi i Kuq në Durrës, ku ai jetonte së bashku me gruan e ndjerë.

Me lot në sy, ai rrëfen tmerrin dhe fjalët e fundit me vajzën e tij pak para se të vdiste.

Në shkrimin e ‘BalkanWeb’ thuhet se: Prej andej ai mundi të dalë i gjallë, por fati i keq deshi që nën rrënoja të mbeteshin tri femrat më të shtrenjta të jetës së tij. “Përse nuk mbeta dhe unë brenda”? – thotë ai. Në bisedë Ajeti rrëfen, se Diena pasi ndjeu lëkundjet e para të tërmetit, diku rreth orës 22.30 e telefonoi dhe i tha se do të shkonte të flinte tek prindërit. “Diena më mori dhe tha po vij te ju, sepse ndihem më e sigurt”, tregon Ajeti. Erdhi pranë tyre, e aty për fat të keq, mbylli sytë përjetë. Ai thotë se e bija, që pas vdekjes së bashkëshortit, Dorit vuante shumë, por kohët e fundit sikur po e merrte veten. “Dori ishte një njeri i jashtëzakonshëm. Piktor I talentuar. Një djalë që e plotësonte Dienen. Ishte dramë e madhe vdekja e tij për ne. Vajza e vuajti shumë humbjen e tij, por kishte nisur pak e nga pak ta merrte veten. Ne ishim gjithmonë pranë saj”.

Mes lotësh Ajeti tha: Diena më foli. Më kërkoi ndihmë. E pyeta po vajza si është: më tha e kam në gjoks. Por mamin nuk e shoh, më tha.