Kryemadhi: Nëse do të isha në të njëjtën situatë si në Kosovë nuk do ta rrëzoja qeverinë, duhet të tregojmë kulturë shtetformuese

389
Sigal

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, është shprehur se nëse do të ishte në të njëjtën situatë si Kosova në politikë, nuk do ta rrëzonte qeverinë e Edi Ramës në këtë kohë pandemie.

“Ka ardhur kohë që të gjithë së bashku, ndoshta edhe kjo situatë, duhet të mendojmë për një strategji afatgjatë kombëtare ku Shqipëria duhet të tregojë që jo vetëm është një vend që ka përgjegjësi dhe situatën nën kontroll, jo vetëm të vetes së saj por dhe gjithë faktori shqiptar kudo që është në rajon duhet të tregojë që jo vetëm janë shtetformues por edhe dinë ta menaxhojnë dhe dinë të ecin përpara në situata të tilla”, është shprehur Kryemadhi.

Nëse ju do ishit në të njëjtën situatë si Kosova në politikë, po të kishit mundësi juridike, do ta rrëzonit qeverinë e Edi Ramës edhe në kohë koronavirusi sic bëri Isa Mustafa në Kosovë?

Jo

Pse?

Nuk do ta rrëzoja, une nuk e kam takuar ndonjëherë z.Kurti, vetëm njëherë e kam shkëmbyer dorën. Ne si LSI nuk është se kemi ndonjë kontakt bashkëpunimi qoftë me Vetëvendosjen, qoftë me LDK. Ne më shumë kemi marrëdhenie me partinë e Ramush Haradinaj, me Nismën, me PDK. Por ajo që do të thoja, në një situatë të tillë, nuk do ta bëja sepse thashë ne jemi një pikë në oqean në gjithë këtë situatë në të cilën është krijuar në të gjithë botën. Nuk dua të hyj shumë në këto komente sepse nuk jam unë ajo që vendos por nga nga ana tjetër, po të isha në vend të z.Kurti nuk do të provokoja ose nuk do të bija pre e provokimeve të grupeve të caktuara për të bërë veprime të tilla të cilat e pozicionojnë në një situatë të tillë problematike. Ndonjëherë euforia e tepërt dhe arroganca krijojnë problematika të cilat janë për mendimin tim, të marrin në qafë po nuk është se merr në qafë Kryeministri veten e tij apo disa ministra dhe deputetë po marrin në qafë një popull të tërë. Ka ardhur kohë që të gjithë së bashku, ndoshta edhe kjo situatë, duhet të mendojmë për një strategji afatgjatë kombëtare ku Shqipëria duhet të tregojë që jo vetëm është një vend që ka përgjegjësi dhe situatën nën kontroll, jo vetëm të vetes së saj por dhe gjithë faktori shqiptar kudo që është në rajon duhet të tregojë që jo vetëm janë shtetformues por edhe dinë ta menaxhojnë dhe dinë të ecin përpara në situata të tilla.