Kryemadhi me të rinjtë në Përrenjas: Kemi pesë prioritete që kanë të bëjnë me xhepin e qytetarëve

149
Sigal

Kryetarja LSI Monika Kryemadhi në takim me të rinjtë në Përrenjas

I sfidoj çdo ekonomist të më dalë dhe të më thotë kush janë dhe sa kompani shqiptare janë sot në bursën ndërkombëtare. Ata janë mësuar të bëjnë propagandë me batuta. Por shqiptarët nuk hanë batuta. Shqiptarët duan ushqim, duan garanci për fëmijët e tyre, duan standard jetese, duan që t’ju japin njerëzve një mundësi që të kenë më shumë hapësira, më shumë mundësi punësimi, më shumë komoditet. Ajo që është sot më e rëndësishmja për ne është që ne krijojmë emergjenten e cila është e menjëhershme dhe kemi dhe vizionin për të ardhmen që tju garantojmë të ardhmen fëmijëve të shqiptarëve sot. Sepse fëmijët e shqiptarëve po largohen sepse nuk kanë asnjë mundësi, asnjë alternativë. Nuk duan të krijojnë familje në Shqipëri se nuk kanë arsim për fëmijët e tyre, nuk kanë shëndetësi. Duke krijuar këtë rikuperim të menjëhershëm, të buxhetit dhe të rikthimit në formalitet pa luftë titanësh, por rikthimit në formalitet të ekonomisë shqiptare, në miqësi midis biznesit, shtetit dhe konsumatorit ne kemi mundësi për të rritur qarkullimin ekonomik në buxhetin e shtetit, në ekonomi, në ekonominë shqiptare dhe për të krijuar hapësira investimi në arsim. Unë jam shumë e kënaqur dhe kam një ndjesi shumë të mirë sa herë vij në Përrenjas. Janë disa gjëra që ne i kemi të krijuara edhe në aspektin edhe profesional por dhe politik. E rëndësishme është që tashmë ne duhet ta largojmë opinionin publik, ti largojmë qytetarët nga propaganda por ti kthejmë në realitet. Sepse në fund të fundit unë jam e bindur se pjesa më e madhe e juaja duan të ikin se nuk kanë të ardhme. Prandaj ne duhet të krijojmë hapësira pafund.

Është shumë i kuptueshëm edhe për ata që kanë mbaruar shkencat ekzakte edhe për atë që ka mbaruar ekonominë. Nuk është i thjeshtë për injorantët, por 99% e shqiptarëve e kuptojnë shumë mirë. Ata që nuk kanë pasur mundësi për tu shkolluar, por që dinë shkrim e këndim e kuptojnë dhe është shumë i thjeshtë. Edhe një fëmijë i klasës së parë po ta lexojë gërmë për gërmë e kupton, sepse ne ndryshe nga të tjerët e bëjmë politikën më të thjeshtë dhe të prekshme. Nga ana tjetër ne shquhemi që e mbajmë fjalën, për këtë shquhemi. Rilindja na thoshte se ata mbajnë vetëm njerëzit e tyre. Ne nuk mbajmë vetëm njerëzit tanë, por të gjithë ata që u premtojmë dhe u qëndrojmë premtimeve tona.
Ne kemi ide! Të na thonë çfarë idesh kanë ata, ne kemi 5 ide, çfarë kanë ata. Ti kundërshtojnë idetë tona, i argumentojmë edhe shkencërisht edhe ekonomikisht edhe njerëzillëkshe. E rëndësishme është që kanë marrë lapsin në dorë dhe bëjnë llogari. Llogaritë në lidhje me propozimet e LSI, janë të drejtpërdrejta, shumë të thjeshta. Kërkon vetëm vullnet politik, asgjë tjetër. Zero shpenzime, zero buxhet. Më mirë të japësh 560 milionë euro për 20 vite, për 560 mijë shqiptarësh, apo ti japësh 560 milionë euro për 10 vite për Vilma Nushin. Kaq, është shumë e thjeshtë. Për ‘beben në bebe’.
Për 5 % është më mirë që shqiptarët të marrin nga 1 rrogë në vit minimumi, apo pensionistët e fshatit të marrin nga 2-3 pensione, apo të marrin 1 miliardë e gjysëm taksa të shqiptarëve, 5 oligarkë që bëjnë evazion fiskal. Unë them më mirë të kemi 3 milionë shqiptarë të pasur se 5 oligarkë. Më mirë të kemi 60 mijë fëmijë shqiptarësh që kur të rriten, burrë e grua me fondin e bebeve. Kur djali i këtij djali të lindë fëmijë, atëherë do ti marrë, por ky të ketë dëshirë që fëmija e tij të mos ikë jashtë siç do ky, por të jetojë në Shqipëri, të ketë një shtëpi e të ketë mundësinë për të punuar. Blen shtëpia apo i investon në biznes është punë e tij. Një fëmijë që lind sot planifikon të ardhmen e tij.
Atë që nuk e kemi bërë në 30 vite, në 30 vite ne e kemi shkatërruar ekonominë tonë duke u ngrënë me njëri-tjetrin, duke u zënë me batuta dhe barcaleta dhe nuk kemi menduar asnjëherë për të ardhmen e fëmijëve të shqiptarëve, për xhepin e shqiptarëve apo ekonominë. Ne sot kemi një sjellje ndryshe dhe duhet të kemi një sjellje ndryshe, duke filluar nga ne të parët të ofrojmë diçka. Ne kemi 5 ide, të na japin dhe ata 2 prioritete, nëse s’kanë ide, udhë e mbarë ju qoftë. Në 25 prill shqiptarët do të votojnë ata që kanë ide. Kjo është për të cilën ne kemi kuptuar në të gjitha takimet tona se çfarë duan njerëzit.