Kryemadhi flet pas takimit me Palmer: Hallet tona do t’i zgjidhim ne shqiptarët

423
Sigal

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi pas takimit me Zëvendës ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit, Matthew Palmer deklaroi për mediat se gjatë takimit u shkëmbyen pikëpamje lidhur me situatën politike në Shqipëri.

Çfarë u diskutua në takimin me z. Palmer?

Kryemadhi: Diskutuam për situatën dhe sigurisht që unë nuk jam e autorizuar që të flas për takimin. Z. Palmer shprehu opsionet e veta nga këndvështrimet e tij. Ne shprehëm opsionet tona nga këndvështrimet tona.

Sigurisht që përputhen për sa i përket raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit për luftën kundër korrupsionit, për kapjen e shtetit, për të gjithë problemet e tjera, por është shumë e rëndësishme vazhdimi i mëtejshëm për zgjidhjen përfundimtare dhe për ti dhënë fund tranzicionit shqiptar. Shqipëria e ka vendin në BE.

Ju dha një zgjidhje z. Palmer, znj. Kryemadhi?

Kryemadhi: Z. Palmer nuk kishte ardhur për ti dhënë zgjidhje për sa i përket konfliktit. Mos harroni që hallet tona do ti zgjidhim ne shqiptarët vetëm me njëri-tjetrin.

Kemi zgjidhje për këto halle znj. Kryemadhi?

Kryemadhi: Sigurisht që mendoj që viktimat e gjithë kësaj historie, janë shqiptarët nuk është Kryeministri.