Kryemadhi: Edi Rama po kërkon të spostojë kërkesat e Bundestagut, zgjidhja, zgjedhjet e lira e të ndershme

594
Sigal

Znj. Kryemadhi 2 ditë më parë deklaruat se pikërisht tërmeti dhe kjo situatë e krijuar pas tërmetit po përdoret nga kryeministri Edi Rama për të shtyrë krizën politike, pra për t’i dhënë oksigjen qeverisjes së tij. A duket se po vjen ajo që opozita ka kërkuar dhe po kërkon, qeveri teknike dhe zgjedhje të parakohshme dhe duket se po shkojmë drejt 2021?
Nuk është çështje date po jua them sinqerisht, ne edhe sikur të jenë zgjedhjet nesër dhe sikur të jenë më 2021, çdo parti politike është vonë nëse nuk ka filluar punën për zgjedhjet sepse unë të paktën e kam nga eksperienca ime organizative. Nuk është problemi i datës këtu, problemi është deri ku do të shkoj humnera për shqiptarët. Sa më shumë të zgjatet kriza politike, aq më e madhe është humnera për shqiptarët, kaq dhe është shumë e thjeshtë, ndërsa pjesa tjetër ajo çfarë kërkon Edi Rama është që ai kërkon të spostojë Roadmap-in e Bundestagut Gjerman, të BE-së dhe të SHBA-së. Brenda muajit Dhjetor duhet të ishte miratuar paketa e Reformës Zgjedhore që sot është seanca e fundit ose e parafundit parlamentare që ai të miratonte Reformën Zgjedhore dhe i bie që seancën tjetër ta hapi diku nga fundi janarit.
Ai e ka pasur të detyrueshme dhe në axhendë që brenda Dhjetorit të miratonte Reformën Zgjedhore, ne kishim propozuar një mekanizëm, një korpus nga opozita jashtë-parlamentare dhe një korpus nga Parlamenti, i cili me një ndërmjetësim të ndërkombëtarëve, që shpresojmë që të jetë një mekanizëm zgjedhor, i cili do të ecë përpara për të krijuar një Reformë Zgjedhore të miratuar dhe të pranuar nga të gjitha palët, të gjithë faktorët politik, jo vetëm nga partitë parlamentare, por dhe nga të gjithë elementët politikë që duan të hyjnë dhe të përfshihen në politikë sepse ne nuk kemi pse t’i heqim të drejtën çdo njeriu që kërkon të hyjë në politikë dhe të sjellë risi të reja apo ide të reja.
Tjetër që është shumë e rëndësishme është shtyrja e emergjencës së fatkeqësive natyrore që kërkon të bëjë Rama. Ai kërkon që të bëjë rolin e viktimës. Kërkon të bëjë rolin e situatës që të vazhdojë të flasë dhe të bëjë ato dokumentarët e tij me metrazh të shkurtër 10-15 minuta. Nesër mos u çudisni kur të marrë ndonjë grua shtatzënë ta çojë në maternitet për të lindur, pasnesër mos u çudisni kur të marrë ndonjë pensionist t’i bëjë frymëmarrje artificiale sepse po humbet zemrën. Mos u çudisni kur të shkojë në kampin e Mamurrasit të dezinfektojë sepse ka rënë zgjebja në kamp. Nesër mos u çudisni kur të veshë bluzën e bardhë dhe të shkojë të marrë mikroskopin për të bërë analizat e Check-up.
Pra do të shikojmë dokumentarë dhe seriale të jashtëzakonshëm përsa i përket post-tërmet 2019 Shqipërisë dhe tërmetin kryesor që kemi Edi Ramën, aty që qëndron si pallat pa leje në të gjithë dokumentarët e tij.
Pra nuk më bën çudi ajo që thotë z.Rama dhe axhenda e tij. Të jeni të bindur që me axhendën e z.Rama, mos u çudisni kur të bëjë ndonjë shtëpi në det që të na sajojë ndonjë tërmet tjetër shumë të madh që të ketë viktima dhe të thotë: “Prapë tërmeti”, prapë do qajë. Mos u çudisni të bëjë ndonjë skandal tjetër të thotë kjo do të ndodhë kështu. Do të arrestojë ndonjë nga partia e tij socialiste për të thënë që po lufton korrupsionin dhe ky do të dalë si lideri ynë suprem që drejton dhe fatkeqësitë natyrore dhe thotë këtu ndalo, këtu vazhdo, këtu ec, këtu bëj mbrapa. Unë jam shumë e qartë në axhendën e z.Rama. Mua nuk më shqetëson kjo.

-Kush është axhenda e opozitës, a do të ketë një ndryshim të axhendës, a do të ketë protesta?
Sigurisht që secili nga ne në rrethin e tij sepse sot jemi në kushte të tjera, jemi në një ambient komplet tjetër, nuk është më ambienti i një Shqipërie të madhe është një ambient i një Shqipërie të rrudhur, është ambienti i një Shqipërie që po të shkosh në spital sot nuk ke infermier. Nuk ke infermier për të të gjetur venën për të të bërë një injeksion. Nuk ke një mjek sepse të gjithë po ngrihen dhe po ikin drejt Gjermanisë. Sot po të shkosh në Universitetin e Mjekësisë sot është i mbyllur, por të gjithë studentët e mjekësisë i ke në kurset e gjermanishtes për të mësuar gjermanisht dhe për të ikur për të gjetur ndonjë kontratë pune.
Pra sot ke një Shqipëri shumë të rrudhur. Vërtetë themi Shqipëri me 3 milionë, por po t’i hyjmë për të parë sesa jetojnë në Shqipëri të jeni të bindur që numri është shumë i vogël.

-Si mund t’i japim fund kësaj znj.Kryemadhi?
Fundi i kësaj janë zgjedhjet e lira. Zgjedhje të reja dhe zgjedhje të lira. E vetmja që i jep zgjidhje kësaj krizë politike është kjo, nuk ka asnjë mundësi tjetër. Dhe mos harroni që situata, të cilën po e krijon Edi Rama po e kamuflon me ERTV, sepse e diskutuam dhe atë ditë në tryezë, është një situatë që po e çon Shqipërinë drejt diktaturës dhe ne e dimë shumë mirë se si përfundojnë diktatorët. Nuk ka ndonjë iluzion dhe beteja jonë me të vërtetën është gjithmonë fitimtare pavarësisht se kur e ka kohën e saj, pavarësisht se është sot apo nesër. Për ne si opozitë është më e lodhshme, ne mund të rrinim dhe të bënim fasadën, të bënim teatër. Fliste Edi Rama dhe ne çoheshim dhe godisnim Edi Ramën, nuk ka ndonjë problem, por problemi është se çfarë do të ndryshojë? A kanë shqiptarët më shumë bukë në shtëpi? A kanë shqiptarët më shumë punë? A i kanë shqiptarët fëmijët e tyre në shtëpi apo po ngrenë të gjithë plaçkat dhe po ikin të gjithë nga Shqipëria.
Ne kemi alternativën tonë që është shumë e thjeshtë. Është një alternativë dhe një paketë ekonomike, të cilën po e bëjmë bashkërisht si opozitë e bashkuar përsa i përket taksave të ulëta, krijimit të klimës së biznesit dhe pjesa tjetër është vazhdimi me rigorozitet në frymën e 21-22 korrikut të 2016 të Reformës në Drejtësi, sepse pa një Reformë në Drejtësi nuk ka investime të huaja, pa investime të huaja nuk ka vende të reja pune, pa vende të reja puna nuk ka të rinj dhe të reja që rrinë në Shqipëri, të cilët të jenë të mirëpaguar. Kjo është shumë e rëndësishme për t’u krijuar shqiptarëve klimën e biznesit, për t’u siguruar klimën e sigurisë dhe garancinë e pronës. Këto janë tre gjëra kryesore të cilat nuk kanë shumë filozofi të madhe.
Tjetra, mekanizmi që do të arrihet kjo është vota e lirë. Do të shkojmë në zgjedhje duke u solidarizuar dhe kompaktësuar të gjithë bashkë. Faktori Shoqëri Civile, faktori media, faktori opozitë, segmente brenda mazhorancës të cilët e kuptojnë se çfarë po ndodh, faktorë ndërkombëtarë që e duan Shqipërinë. Jo faktor ndërkombëtarë që paguhet në borderotë e Ramës, të krimit të organizuar, të qarqeve antishqiptare. Të gjitha këto do të fillojnë dhe do të konsolidohen. Mos të harrojmë që kanë filluar të kuptojnë se po përdoren paratë e BE dhe SHBA për të kapur Reformën në Drejtësi. Pse Reformën në Drejtësi taksapaguesit evropianë dhe amerikanë e kanë paguar që ta kapi Ëngjëll Agaci, me Edi Ramën, më Ulsi Manjën me shokë?