Kryemadhi: Dhjetëra familje pogradecare na hapën dyert duke përqafuar programin e LSI

339
Sigal

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi zhvilloi sot takime në zonën e Pogradecit. Pavarësisht se është në ditë me borë dhe me kushte të rënduara atmosferike, banorët e Porgadecit kanë pritur në banesat e tyre kryetaren e LSI dhe përfaqësuesit e kësaj force politike që e shoqëronin atë.
Kryemadhi ka publikuar në Instagram momente nga vizitat në shtëpitë e banorëve dhe shpreh bindjen se ndryshimi i madh politik më 25 prill është afër.
“Dhjetëra familje pogradecare na hapën dyert këtë ditë me borë, duke përqafuar synimin e LSI për fuqizimin e familjes, rinisë dhe gruas. Edhe pak ditë kanë ngelur. Shqipëria do të jetë shtëpia juaj!”,- shkruan Kryemadhi në mesazhin e saj në Instagram.