Kryemadhi: 25 Prilli është dita e ndëshkimit më të rëndë për sektin e Rilindjes

195
Sigal

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, deklaron se 25 Prilli është dita e ndëshkimit më të rëndë për sektin e Rilindjes që udhëhiqet nga Edi Rama.

Teksa publikon në faqen e saj zyrtare në rrjetin social “Facebook” dhe një video nga takimet elektorale, Kryemadhi shprehet se rilindja duke i shërbyer vetëm interesave personale të saj varfëroi njerëzit dhe shpopulloi vendin nga rinia.

“25 Prilli është dita e ndëshkimit më të rëndë për Rilindjen që duke i shërbyer vetëm interesave personale të saj varfëroi njerëzit dhe shpopulloi vendin nga rinia.

Entuziazmin për këtë ditë e ndjej më së shumti te gratë shqiptare, të cilat duan ndryshim për familjet e tyre, për fëmijët e tyre. Ju jap fjalën si grua, si nënë, se bashkimi në këtë moment historik do na bëjë të gjithave krenare për ndryshimin që po sjellim në jetët e fëmijëve dhe familjeve tona”, shprehet kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.