Kryebashkiaku Veliaj: Tirana shembull suksesi nga OBSH në politikat mjedisore

541
Sigal

Tirana është përzgjedhur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë si një nga qytetet që ka ecur më shumë në politikat për përmirësimin e ajrit, mjedisit e pastërtisë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ishte i pranishëm në konferencën “Zvogëlimi i ndotjes së ajrit – përmirësimi i shëndetit të fëmijëve”, organizuar në Gjenevë, ku morën pjesë ministra, kryetarë bashkish, krerë të organizatave ndërqeveritare etj, për të diskutuar mbi sfidat dhe gjetjen e zgjidhjeve për uljen e ndotjes. Kryebashkiaku Veliaj theksoi se Tirana ka bërë një përmirësim të ndjeshëm krahasuar me tre vite më parë, por ende mbetet shumë punë për të bërë. “Kur mendoj si e filluam tre vite më parë, nuk kishim një kompani që bënte pastrimin e qytetit, kur mendoj se nuk kishim një landfill modern, kur mendoj se si sheshi “Skënderbej” ishte pushtuar nga makinat, Pazari i Ri me makina, Parku i Liqenit i shpartalluar, them se kemi bërë shumë punë, por ende mbetet shumë punë për të bërë”, tha ai. Duke cituar raportin e OBSH, e cila jep alarmin se fëmijët e vegjël janë ata që e vuajnë më shumë ndotjen që vjen veçanërisht nga makinat, Veliaj u bëri thirrje qytetarëve që të reduktojnë në maksimum lëvizjen me mjete.