Kryebashkiaku Leli u jep banesa sociale 13 zyrtarëve të PS

728
Sigal

Këshilli bashkiak i Vlorës ka miratuar këtë të enjte projekt vendimimin e dhënies së 250 qytetarëve kredi të butë për shtëpi. Familjet dhe individët që përfitojnë banesa me kosto të ulet kanë marrë miratimin me te gjitha votat e keshilltareve ndersa ka patur diskutime lidhur me listën emërore.

Në këte listë, rezulton të ketë emra të njohur të pushtetit vendor, punonjës të bashkisë, apo emra të udhëheqjes politike. Kryetari i bashkise ka pranuar që në listën që përfitojnë banesa me kosto të ulët janë edhe punonjës bashkie, sipas tij janë rreth 13 punonjës, ndërsa i ka cilësuar si të drejta.

“Kreditë nuk janë për shtresat në nevojë. Kreditë janë për familjet e reja me të ardhura. S’përfitojnë ata që kanë të ardhura mbi 1 mln e gjysëm, po ashtu edhe ata që kanë dokumenta të rremë. Ka ende vende bosh aplikoni. Nuk mund të diskriminoj punonjësit e bashkisë. Kanë të drejtë të aplikojnë edhe punonjësit e bashkisë.”- u shpreh Leli.

Leli ka shpjeguar që në listë mund të aplikonin të gjithe ata që plotësonin kushtet, qoftë këta edhe punonjës bashkie apo emra të PS-së Vlorë.

Por në fakt çfare thotë vendimi? Cilat janë kriteret për të përfituar banesë me kosto të ulët?

vendimi ndihmon familjet e reja për të blerë një banesë.

ndihmon individ mbi 18 vjeç dhe familjet që në momentin e aplikimit nuk kanë në pronësi një banesë

familjet që në momentin e paraqitjes së kërkesës zotërojnë siperfaqe toke nën normën e strehimit

familje që zotërojnë të ardhura brenda kufijve të përcaktuar në tabelën përkatëse max min.

Por sa i është përmbajtur komisioni përzgjedhes këtyre kushteve?

Në listen e bërë publike në Këshilliin Bashkiak vërehen emra familjesh dhe individësh që në fakt disponojne banese.

Rezultojnë emra që të ardhurat mujore i kanë më të larta seç janë deklaruar në kollonën bashkangjitur emrit.

Citojme disa prej disa emrave të 226 aplikantëve që bashkia i ka miratuar:

Arsida Male- zyra e IT-së në bashki
A. Naçi- këshilltar kulture bashki
Blerina Ilnica – punonjëse e bashkisë
Eno Zoga- punonjës bashkie
Ervin Limaj – punonjës bashkie
Artan Osmani – gruaja punon në shtëpinë e foshnjes
Genci Shiko- gruaja punon në bashki dhe ne universitet
Adriatik Kingji- Punonjës OSHEE
Brisilda Çobaj- Kryetare e rajonit 4 Vlorë Partia Socialiste
Julian Dulaj
Edlira Hysenaj
Sanjela Xhaferraj

Një tjetër emër në këtë listë është edhe ai i kryetares së FRESSH Vlorë Sanjela Xhaferraj.

Xhaferraj ka aplikuar për një shtëpi 3+1, ndërsa aplikimin e ka kryer duke përfshirë edhe familjen e saj, konkretisht 2 prindërit dhe vëllain. Xhaferraj ka deklaruar si page maksimale të të gjithë familjes 11.2040 (nje miljone e nje qind e njezete mije leke te vjetra), por Xhaferraj rezulton e dy punësuar, veç punësimit si drejtuese politike e rinisë socialiste. Xhaferraj punon si pedagoge në një universitet privat në qytetin e Vlorës si dhe në një Fondacion Ekonomik.

Çka do të thotë që paguhet me 3 rroga. Po ashtu familjarët e saj rezultojnë me të ardhura të tjera. Nëna e Xhaferraj punon në rajonin nr2, ndërsa babai punon në zyren e ALUIZNIT.

Deklarimi i të ardhurave të kësaj të fundit është i rremë. Kryetari i bashkise nga mbledhja e Këshillit deklaroi se kushdo me të ardhura mbi normën e caktuar që është fiks ajo që Xhaferraj ka deklaruar, do të përjashtoheshin.