Kryebashkiaku i Ramës kritika Qeverisë: Si mund të ndalosh dasmat, ndëshkime selektive

318
Sigal

Kryebashkiaku socialist i Lezhës Pjerin Ndreu ka shprehur kritika dhe pakënaqësi ndaj mënyrës se si Policia e Shtetit e drejtuar nga Sandër Lleshaj dhe Ardi Veliu po veprojnë kundër administratorëve të lokaleve, që shkelin protokollet e sigurisë, në kuadrin e pandemisë së Covid-19.

Protokollet e sigurisë janë Akte Normative ku përcaktohet rregullat lidhur me situatën e pandemisë, ku ndër të tjera ndalohen edhe organizimet e dasmave.

Ndreu thekson se policia po bën ndëshkime selektive në qytete të ndryshme lidhur me organizimin e dasmave në kohë pandemie.

Sipas tij, ndëshkimet në Lezhë janë më të theksuara se në qytetet e tjera, duke e quajtur këtë një diskriminim.

Ai shprehet se duhet vepruar me të njëjtin standard për të gjithë, ose të krijohet një protokoll me numër pjesëmarrës të limituar që të mos shkohet deri në anulim të dasmave.

“Jam pro shqetësimit të pronarëve të lokaleve të dasmave në Lezhë. Që ka diskriminim me qytetet e tjera është krejt e qartë. Gjithkush e di se dasmat në Shkodër, Tiranë, Durrës, Vlorë etj, nuk i ndalon askush.

Dikush do dalë të thotë se Akti Normativ thotë këtë dhe atë. Po dakord, po njëlloj për të gjithe. Ose një protokoll me numër të limituar pjesëmarrësish, sepse është shumë e rëndë ti ndalosh dasmën tjetrit.

Ata që i shkruajne ca gjëra si duket se kanë haberin se ca dmth me të prishe dasmën…”, shkruan Ndreu.