Kryebashkiaku i Kuçovës, Hajdari dhe kryepolici Nallbati, mbrojnë vjedhjen e oligarkut Salillari,  me dajak mbi banorët që mbrojnë ujin

346
Sigal

Afera korruptive me një tender “të pisët” e fals, dhënë në muajin janar 2021 nga kryebashkiaku i Kuçovës, Kreshnik Hajdari, në favor të oligarkut Pëllumb Salillari, ka shkaktuar dhunë të egër fizike policore, mbi banorët e fshatit Sinec në zonën e Lumasit. Bëhet fjalë, për tenderin e ujësjellësit Lumas e disa fshatrave të tjerë, me vlerë 3.5 milionë Euro; me të cilin, oligarku Salillari, për të ulur shpenzimet dhe shtuar fitimet me mashtrim edhe me 700 mijë Euro vetëm në këtë tender, kërkon t’u marrë ujin e tokave, banorëve të fshatit Sinec. Këtë marifet të Salillarit e ka lejuar dhe mbështetur kryebashkiaku i Kuçovës, Kreshnik Hajdari, por kanë reaguar banorët e fshatit, të cilët protestuan në mbrojtje të ujit, me të cilin vadisin 150 ha toka bujqësore.

Pse u tregua “kaq i gatshëm, i shpejtë e efiçentë” kryepolici i Qarkut Berat? Saktësojmë, se ky tender me vlerë 3.5 milionë Euro është investim fiktiv, mbasi kjo zonë i ka 4 ujësjellës funksionalë e me kapacitet furnizimi, mirëpo duhen mbushur “thasët” e Pëllumb Salillarit të zbrazur gjatë fushatës; i cili po e grabit ujin vaditës të 150 hektarë tokave bujqësore, për të shtuar fitimin edhe me 700 mijë Euro në këtë tender, duke mashtrur me pasqyra punimesh. Palë në mbrojtje të tenderit korruptiv dhe vjedhjes me mashtrimin e kostos së ujësjellësit, është bërë dhe Drejtori i Policisë i Berat, Neritan Nallbati (mjeshtër pazaresh në çdo qark ku ka qenë); i cili me urdhër të oligarkut Salillari e kryebashkiakut Hajdari,  ka vërsulur mbi njerëzit forcat policore me dhunë shtazarake.

Saktësojmë, se për këtë investim, nuk është bërë asnjë konsultim paraprak, mirëpo dy pazaraxhinjtë Pëllumb Salillari e Kreshnik Hajdari, kanë siguruar një raporti vlerësimi e konsultimi fals, siç siguruan dhe gatishmërinë e policisë për të rrahur banorët e fshatit Sinec. Kujtojmë, se kryebashkiaku i Kuçovës, Kreshnik Riza Hajdari, është personazh i njohur për “punë të pista” me bizneset, oligarkët dhe kriminelët biznemenë të Qarkut Berat, gjatë viteve 2013-2019, kur ka qenë drejtor i OSHEE-së./Pamfleti