Kryebashkiaku Erion Veliaj: Nga 1 korriku rikthehen abonetë e përgjithshme

224
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Bashkia e Tiranës rikthen në treg abonetë e përgjithshme, për të gjithë qytetarët që përdorin transportin publik. Shitja e aboneve të përgjithshme do të nisë nga 1 korriku, pas një muaji pezullimi me qëllim përmirësimin e kushteve dhe shërbimit për qytetarët. Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi dje vendimin, pasi gjatë muajit qershor Drejtoria e Transportit e Trafikut Rrugor realizoi më shpejt në kohë, procesin e mbledhjes së të dhënave për shërbimin e transportit qytetës.

Ky proces do të shërbejë për kryerjen e një analize studimore, e cila do të ndihmojë në përmirësimin e shërbimit për qytetarët. Pak ditë më parë, burime nga Bashkia e Tiranës thanë se, përveç urdhërit për të rikthyer abonetë e përgjithshme në treg, kryebashkiaku Erion Veliaj, do të ndëshkojë me heqje të licencës edhe disa nga operatorët e transportit publik, të cilët nuk kanë respektuar standardet dhe kanë shkelur rregullat e vendosura nga Bashkia e Tiranës.