Kriza, Vasili për dy projektligjet e dorëzuara në Kuvend: Qeveria të heqë burokracitë për energjinë alternative

159
Sigal

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar pas dy projekt-ligjeve që janë dorëzuar sot në Kuvendin e Shqipërisë për energjinë elektrike.

Vasili është shprehur se në thelb projekt-ligjet kanë si qëllim heqjen e pengesave burokratike nga qeveria për të gjithë ato që duan të shfrytëzojnë energjinë alternative si Panelet Diellore.

Po ashtu Vasili u shpreh se pas plotësimit të nevojave familjare ata mund edhe ta shesin.

Postimi i Vasilit:

Dy Projekt-Ligjet, qe kemi çuar sot ne Kuvendin e Shqiperise, per energjine elektrike, garantojne qe:

Qytetareve, qe duan te vendosin Panele Diellore per prodhim energjie elektrike tu hiqet cdo pengese burokratike dhe formalitet i kote qe ti vendosin sa me shpejt.

 Qytetaret, qe vendosin Panele Diellore do te kene mundesi ta shesin energjine elektrike, qe u tepron pas permbushjes se nevojave familjare te tyre dhe jo si deri me sot kur ajo u grabitet nga shteti pa pagese.

 Qytetaret do te kene mundesi ta shlyejne brenda 3 – 4 vitesh investimin per Panele Diellore per prodhim energjie dhe jo per 8 – 10 vjet si deri me tani.

 Ne kete menyre familjet do te furnizohen energji elektrike pa paguar leke, por edhe do te krijojne te ardhura per veten e tyre me energjine elektrike te tepert , por edhe do te ndihmojne vendin me energji elektrike.