Krisja në PS/ Xhafaj s’ngrihet në këmbë për Ramën, kryeministri i refuzon makiaton

582
Sigal

Marrëdhënia e tyre ishte tepër familjare dhe e ngrohtë nga koha kur u zgjodh në krye të Ministrisë problematike që kishte drejtuar Saimir Tahiri.

Por, ajo dorëheqje kur akuzat nga PD për lidhjet e të vëllait me krimin dhe Babalen ishin venitur, e kur Fatmir Xhafaj ishte në krye të operacionit për arrestimin e bandës së Avdylajve në Shijak, duket se solli ftohjen e ish-ministrit të Brendshëm me Edi Ramën.

Midis Xhafajt deputet dhe shefit të qeverisë duket se ka një hendek goxha të madh që tregon se sinjalet e bashkimit mungojnë, pasi thuajse në çdo dalje publike gati e shmangin njëri-tjetrin.

ERTV Live😊: Me banorët e Njësisë Administrative Nr.10 TIRANË #30QERSHOR🌹 ⭐BASHKIA QE DUAM⭐ SHQIPERIA🇦🇱QE🇪🇺DUAM

Gepostet von Edi Rama am Freitag, 7. Juni 2019

U vërejt kjo hapur kur Edi Rama i çoi në zyra pasuesin e tij Sandër Lleshaj, por edhe në qëndrimet që Xhafaj mban prej asaj kohe për veprimet e qeverisë, të cilat duket se janë më neutrale sesa Grupi i PS.

Por kulmi i mospajtimit me Grupin duket se është arritur sot në “kafen elektorale” që Edi Rama dhe Erion Veliaj pinë te zona e Shallvareve.

Në tavolinë para tyre ishin ulur Fatmir Xhafaj, Blerina Gjylameti por edhe zyrtarë të tjerë të PS në Tiranë. Dhe në momentin që kryeministri hyri dhe nisi t’i takonte, të gjithë të tjerët të pranishëm përveç ish-ministrit të Brendshëm u ngritën në këmbë, duke e respektuar teksa i dhanë edhe dorën.

Xhafaj ndryshe nga të tjerët nuk është ngritur në këmbë për të pritur Edi Ramën, ndërkohë që edhe shtrëngimi i duarve ka ndodhur duke shmangur vështrimin me kryeministrin. Ai në fakt u pa më shumë afër Veliajt sesa kryeministrit, të cilit iu drejtua me “Ju” teksa komunikonin.

Në një moment të parë, Rama ka tentuar të hapë bisedën me Xhafën, por ky i fundit në video duket se nuk i është përgjigjur. Ndërkohë që në një moment të dytë “akulli” është shkrirë, pasi Xhafaj i ofroi Ramës makiato, por ky i fundit bëri të ditur se nuk është në preferencat e tij./Shqip