Presidenti Meta apel partive: Duhen hapa konkrete për reformën në drejtësi, mos e politizoni

361
Presidenti Ilir Meta i ka bërë thirrje partive politike të ndërmarrin hapa seriozë për konstituimin e institucioneve të reja, që reforma në drejtësi të bëhet reale. Në konferencën “Efikasiteti i procedurave gjyqësore në Gjykatat Administrative të Shqipërisë dhe efektet e Reformës në Drejtësi”, Kreu i Shtetit i ka bërë apel forcave politike që të ndërmarrin veprime konkrete në drejtim të reformimit të sistemit të drejtësisë.
“I bëj thirrje forcave politike, Kuvendit, shoqërisë civile dhe gjithë aktorëve të sistemit gjyqësor të ndërmarrin sa më shpejt me transparencë veprime konkrete që në frymën e Kushtetutës së vendit dhe duke ndjekur këshillat e vyera të Komisionit të Venecias të ndërmarrin hapa seriozë që reforma të bëhet reale, e prekshme dhe efektive sa më shpejt, larg politizimit të skajshëm dhe interesave partiake të ditës. Çdo vonesë e mëtejshme është në dëm të interesit publik, funksionimit të gjykatave, vetë reformës e mbi të gjitha të pritshmërive të qytetarëve shqiptarë”, u shpreh Presidenti Meta.
Më tej, ai tha se çdo vonesë në konstituimin e institucioneve të reja sjell efekte negative në të gjithë sistemin gjyqësor. Sipas Presidentit Meta, moskrijimi i tyre vonon dhe zgjidhjen e problematikës së shfaqur në plotësimin e trupës gjyqësore.
Sigal