Kreu i PD, Basha, dëndon prishjen e Kishës së Dhërmiut

420
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar në faqen e tij zyrtare në “Facebook” për prishjen e kishës në Dhërmi. Basha dënoi ashpër dhunën ndaj objekteve të kultit dhe tha se prishja e objekteve të kultit është e papranueshme dhe e turpshme, sidomos në shoqërinë shqiptare, ku plagët e besimtarëve janë ende të freskëta. Në reagimin e tij Basha i bën thirrje forcave politike, besimtarëve dhe shoqërisë civile të dënojë këtë akt të shëmtuar ndaj objekteve të shenjta.
Deklarata e plotë e Lulzim Bashës në Facebook:
“Në emër të Partisë Demokratike dënoj ashpërsisht dhunën e Edi Ramës ndaj objektit të kultit në Dhërmi.
Në errësirë, pa transparencë, pabesisht, Edi Rama shëmbi me forcën e INUK atë që konsiderohet nga komuniteti i Dhërmiut si objekt kulti.
Zgjidhja e pretendimeve duhej të vinte vetëm përmes bisedimit, përmes dëgjimit të banorëve dhe angazhimit bashkë me ta për të marrë hapat e duhur me respekt të plotë ndaj vlerave dhe të vërtetave historike por edhe ndjeshmërive reale të banoreve dhe besimtarëve të Dhermiut e të gjithë Shqipërisë.
Shembja me forcë e objektit të kultit është e papranueshme dhe sidomos në shoqërinë tonë kur plagë të tilla janë ende të freskëta në ndërgjegjen e besimtarëve.
Dua të theksoj se kjo është një cështje e Shqipërisë dhe e qytetareve shqiptarëve, e komunitetit dhe e banorëve të Dhërmiut dhe e askujt tjetër.
Por kjo kërkonte një rrugë vetëm paqësore, një zgjidhje si rezultat i bisedimit dhe jo i dhunës.
Shembja me INUK e kishës është një akt armiqësor i Edi Ramës, një shprehje e arrogancës e mënyrës së tij të qeverisjes që nuk merr në konsideratë qytetarët, nuk dëgjon zërin e tyre.
Jo shumë larg nga aty Koço Kokedhima, deputeti i tij i privilegjuar, ka dëmtuar pasurinë kombëtare, bregdetin e të gjithë shqiptarëve me një ndërtim që ka shkelur 10 ligje e dy plane urbanistike, por ato saraje nuk prishen. Sepse në fakt, këto saraje, simbole të korrupsionit, abuzimit dhe të përfitimit nga pushteti, janë kulti i Edi Ramës, janë i vetmi besim i tij.
Kjo është një ngjarje e rëndë që i kujton edhe një herë shqiptarëve se sa barrë e rëndë është bërë Edi Rama dhe qeveria e tij, që prish, shemb e shkatërron, dhe nuk sjell zhvilllim, nuk ndërton, nuk punon për aspiratat e qytetarëve.
I bëj thirrje te gjitha forcave politike te vendit, perfaqësuesve të të gjitha besimeve në Shqipëri, personaliteteve të kulturës, shkencës, artit, medias dhe shoqerisë civile të bashkohen në dënimin pa asnjë mëdyshje të ketij akti të shëmtuar dhe barbar”-shprehet kryetari i PD-së, Lulzim Basha
Sigal