Kreu i opozitës, Lulzim Basha/ Largimi i Ramës është i panegociueshëm

444
Sigal

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka bërë edhe njëherë të qartë se e vetmja rrugë që do të ndjekë Partia Demokratike është zgjidhja europiane.

‘Dua ta them qartë nga Elbasani. Se miqve tanë ndërkombatë u kemi komunikuar gatishmërinë tonë për të qenë pjesë e zgjidhjes politike në vend.

Se kjo zgjidhje politike duhet të ndjekë vetëm një rrugë, rrugën e normave, rrugën e  parimeve dhe standardeve europiane.

Në cilin vend të Europës do kapej kryeministri duke futur në parlamemt 19 përdhunuës dhe nuk do jepte dorëheqjen.

Në cilin vend të botës i kapen dy ministra të brendshëm të lidhur me drogën dhe nuk jep doreheqjen.

Ne nuk do të pranojmë asnjë standard që nuk ka lidhje me Evropën.  Parimi i largimit të Edi Ramës është i panegociueshëm”, tha Basha.