ZYRTARE/ Milani shkarkon Gattuson, ja letra falënderuese e klubit për të

478
Sigal

Gennaro Gattuso zyrtarisht nga sot nuk është më trajneri i Milanit, edhe pse kishte një kontratë që e mbante të lidhur me klubin kuqezi deri në vitin 2021. Skuadra milaneze ka publikuar një deklaratë për shtyp për shkarkimin e tij.

“AC Milan dhe Gennaro Gattuso lajmërojnë se kanë prishur me efekt të menjëhershëm raportin profesional si trajner në ekipin e parë. Klubi tani do të nisë procesin e zgjedhjes së trajnerit të ri të cilit do t’i dorëzojë skuadrën në prag të Turneut ICC, të kampionatit Serie A, Kupës së Italisë dhe Edicionit të Europa League.

Milani falënderon Gennaro Gattuson që udhëhoqi skuadrën në 18 muajt e fundit. Rino mori drejtimin në një moment të vështirë të klubit, duke përmirësuar paraqitjen e skuadrës dhe duke e ngjitur klubin në një pikavarazh më të lartë, që nuk ndodhte nga sezoni 2012/13. Milani tani sheh të ardhmen në shenjën e vazhdimësisë, stabilitetit financiar dhe rritjes së mbështetur”.

Ivan Gazidis, administratori i deleguar i AC Milan, deklaroi: “Kam pasur privilegjin të njoh Rinon këto gjashtë muaj që kur mbërrita në klub. Rino ka dhënë gjithçka këtë sezon, duke e çuar Milanin në një pozicion që nuk ndodhte që prej sezonin 2012/2013. Punoi pa pushim, duke marrë gjithmonë të gjitha përgjegjësitë, duke vendosur klubin përpara çdo interesi tjetër. Nga thellësia e zemrës: faleminderit Rino”.

Gattuso nuk ka kërkuar asnjë dëmshpërblim për shkarkimin, por vetëm një shpërblim për stafin e tij.