KQZ regjistron koalicionin e PD-së me FRD, miraton projektin pilot të votimit dhe numërimit elektronik, ku do të zbatohet

154
Sigal

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sapo ka miratuar koaliconin e Partisë Demokratikë, “Aleanca për Ndryshimin”

“Meqë dokumentacioni i paraqitur është në rregull miratohet” tha kryetari i institucionit të menaxhimit të zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi.

Gjithsej në koalicionin e PD-së, “Aleanca pë Ndryshimn” janë 13 parti duke përfshirë edhe Frymën e Re Demokratike, e cila pati dhe reagime në këtë përfshirje, ku kryetari i saj Bamir Topi dha dorëheqjen.

Po ashtu, KQZ regjistroi edhe koalicionin “Aleanca” që përbëhet nga partitë e Shtjefnit, Selami Jenishehrit, Kujtim Gjuzit dhe Kostaq Papës.

Gjithashtu KQZ ka miratuar dhe aplikimin e teknologjisë në zgjedhjet parlamentare dhe këto të pjesshme në një zonë të vetme të administrimit zgjedhor.

Ky është një projekt pilot për votimin e numërimin elektronik dhe për këtë KQZ ka rënë dakord që të jetë ZAZ numër 40. Ajo i takon Tiranës dhe përfshin njësinë numër 10 të kryeqytetit.

“Shpresoj se nuk proces të shkojë mirë dhe të kemi opurtinitetit në shkallë kombëtare në të ardhmen”, tha Celibashi në fjalën e tij.

“Do të japim cdo kontribut që do të jetë i nevojshëm që edhe kjo vendimmarrje që do të pasohet nga të tjerat të ecë në drejtimin e duhur” tha përfaqësuesi i PD-së në KQZ, Ivi Kaso. Ai gjithashtu shtoi se duhet te zbatohen afatet e kerkuara.