Elona Guri: LSI i është kthyer në makthin e tij më të madh, Edi Rama e tregon qartë sikletin e tij të pas 25 prillit

266
Sigal

Drejtuesja politike e Lëvizjes Socialiste për Integrim për Durrësin, Elona Guri, përmes një reagimi në rrjetet sociale deklaron se sulmet e Edi Ramës ndaj LSI tregojnë frikën e tij për humbjen e zgjedhjeve.

“LSI i është kthyer në makthin e tij më të madh, që i del në ëndërr, e lë pa gjumë. Ai e kupton shumë mirë që nga vota e shqiptarëve në 25 prill nuk e shpëtojnë dot as oligarkët, as bandat, as milionat e koncensioneve, as kërcënimet me vendin e punës apo me ndërprerjen e përkrahjes sociale”,- shprehet Elona Guri.


Reagimi i plotë i saj:

Edhe sot nuk e ndali logorenë e tij, si një llaxore e keqe lagjeje, duke sulmuar LSI.LSI i është kthyer në makthin e tij më të madh, që i del në ëndërr, e lë pa gjumë.

Ai e kupton shumë mirë që nga vota e shqiptarëve në 25 prill nuk e shpëtojnë dot as oligarkët, as bandat, as milionat e koncensioneve, as kërcënimet me vendin e punës apo me ndërprerjen e përkrahjes sociale.

I rrudhur, i mplakur, i deformuar në fytyrë, Edi Rama e tregon qartë sikletin e tij të pas 25 prillit, ku do t’i duhet të japë llogari për të gjitha zullumet e bëra në kurriz të shqiptarëve që nga tradhtia kombëtare, vjedhjet me koncensionet kriminale, fshehjen e viktimave nga Covidi e deri ne lënien e qytetarëve vetëm përballë së keqes.

I tromaksur, i frikësuar, i ligështuar nga Aleanca e Madhe e Opozites së Bashkuar, Edi Rama çirret, shpif dhe kërcënon për të mbajtur me gajret “rilindasit” e tij të kapur nga tmerri i votës së lirë të shqiptarëve.

Ditët e tua po mbarojnë, ora e shqiptarëve të lirë po vjen. 25 prilli do të jetë fundi i makthit tënd dhe dita e ndryshimit për Shqipërinë. Më pas makthe edhe më të këqija të presin.

Kurseje veten se do kesh shumë për të folur, por kësaj radhe para Drejtësisë.