KQZ, 600 mln lekë për asgjesimin e provat të 30 Qershorit

355
Sigal

Ndërkohë që Gjykata Kushtetuese ka pranuar padinë por akoma nuk i ka gjykuar zgjedhjet vendore, qeveria i akordon KQZ-së 600 milion lekë për të asgjesuar fletët e votimit. Me këtë shumë që do të përdoret për benzinë dhe shkrepse mund të bliheshin 60 apartamente për të dëmtuarit nga tërmeti

Gjykata Kushtetuese akoma nuk ka gjykuar padinë penale për kushtetueshmërinë e zgjedhjeve vendore

KQZ-ja shpenzon 600 milionë lekë për të asgjësuar krimin elektoral të 30 qershorit 2019

Nga Jakup B. GJOÇA

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi të asgjësojë fletët e votimit të përdorura në 30 qershor. KQZ-ja do të shpenzojë 600 milionë lekë. Fondi dërrmues do të përdoret për 50 punonjës të cilët për 45 ditë do të hapin kutitë, do ti zbrazin dhe do t’i pastrojnë.

Krimi elektoral i 30 qershorit 2019

Në 30 qershor 2019, PD dhe LSI nuk morën pjesë në zgjedhje, ndërsa pjesëmarrja në votime, ishte ndër më të ulëtat. KQZ-ja e nxorri rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve pas 29 ditësh, ndërkohë që një ditë pas zgjedhjeve, vetë KQZ-ja deklaroi se në votime morrën pjesë vetëm 10 % të votuesve të rregjistruar, ndërkohë, që deklaronte pas mbylljes së votimeve, rezultate të votimit, me shifra të kundërta. KQZ-ja nuk bëri kurrë transparentë sa ishte numri i vërtetë i votuesve, a përkonin numri i votuesve  me numrin e kartës së identitetit të votuesve.

KQZ-ja zhduk gjurmët e krimit elektoral

Edhe OSBE-ja u detyrua të pranojë në raportin e saj përfundimtar se gjatë procesit të votimit në 30 qershor 2019 u vërejtën çrregullime, përpos çështjeve kushtetuese, që zgjedhjet e 30 qershorit u zhvilluan pa dekret të Presidentit të Republikës, ku KQZ-ja në kundërshtim me Kushtetutën dhe Kodin Zgjedhor, rrëzoi dekretin e Presidentit të Republikës për anullimin e zgjedhjeve dhe zhvilloi zgjedhjet, edhe pse Kushtetuta dhe Kodi Zgjedhor nuk i jep KQZ-së asnjë kompetencë kushtetuese të gjykojë dekrete të Presidentit. Opozita, duke e cilësuar procesin e zgjedhjeve në 30 qershor 2019 si krim elektoral,  ka bërë padi në Gjykatën Kushtetuese, e cila, ndonëse e ka pranuar, ende nuk ka kuorumin që ta gjykojë. Derisa Gjykata Kushtetuese ende nuk e ka gjykuar çështjen e zgjedhjeve të 30 qershorit 2019, KQZ-ja nuk mundet që të asgjesojë vletëvotimet e 30 qershorit.

Pse 600 milionë lekë?

KQZ-ja, do shpenzojë 600 milionë lekë nga buxheti i shtetit për të asgjësuar fletë votimet e 30 qershorit 2019. Pyetja është: Pse 600 milionë lekë? Kur shqiptarët flenë ende në çadra, të dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit, kur shqiptarët shpopullojnë Shqipërinë për shkak të varfërisë ekstreme, KQZ-ja shpenzon shuma të mëdha, 600 milionë lekë, për të asgjësuar disa kilogram fletë votimi.