Media britanike: Plaçka e emigracionit të paligjshëm dhe krimit pritet të marrë amnisti. Ministria e Jashtme e Shqipërisë refuzon të jap përgjigje në lidhje me korrupsionin dhe amnistinë fiskale. Reagon kryeministri Rama: Vetëm në vendet diktatoriale vihet në diskutim liria e njerëzve për të ikur
‘The Telegraph’ dhe BBC: Shqipëria e mbushur me BMË e Mercedes, targat e verdha ‘simbol statusi’. Korrupsioni po largon të rinjtë!
Media britanike: Plaçka e emigracionit të paligjshëm dhe krimit pritet të marrë amnisti. The Telegraph kontaktoi Ministrinë e Shqipërisë për Evropën dhe Punët e Jashtme në lidhje me korrupsionin dhe planeve për një amnisti fiskale, mirëpo nuk morëm përgjigje.
Gazeta e njohur ‘The Telegraph’ i ka kushtuar një vëmendje anës së errët të pasurisë që krijojnë shqiptarët në Britaninë e Madhe. Gazeta vë theksin tek mjetet luksoze, që kanë pushtuar Kukësin, nga BMË e deri tek Mercedes-at, të cilat kanë targat e Britanisë. Sipas tyre, këto mjete janë kthyer në një ‘simbol statusi’ në të gjithë rajonin. Ish-ministri i Jashtëm i vendit, Edmond Panariti tregoi për median britanike se vendi është bllokuar në një “cikël vicioz” dhe sa më shumë njerëz të largohen, aq më shumë njerëz duan të largohen. Ndërsa BBC ka realizuar një reportazh me shqiptarët e ikur në mënyrë ilegale drejt Britanisë ku evidenton se korrupsioni dhe varfëria po bëjnë që të rinjtë të largohen. “Teksa qëndron në rrugët me gropa të Kukësit, një qytet i vogël në malet në veri të Shqipërisë më shumë se 1300 milje larg Britanisë, shumë nga BMË-të dhe Mercedes-et që kaluan mbanin targa të Britanisë së Madhe. Makinat e importuara të nivelit të lartë, disa prej të cilave vidhen ose blihen dhe importohen duke përdorur para kriminale, janë kthyer në një “simbol statusi” në të gjithë rajonin. Dhe nuk janë vetëm makina. Joshja është tani aq e madhe sa në shumë nga rajonet më të varfra në Shqipërinë Veriore nuk ka mbetur asnjë djalë i ri dhe po largohen çdo ditë më shumë. Ata tundohen nga bandat që promovojnë një mënyrë jetese fiktive dhe reklamojnë kalime të lira në platformat e mediave sociale si TikTok. Një rënie e çmimit të kalimit, e nxitur nga lehtësia me të cilën kontrabandistët mund të çojnë njerëzit përmes Kanalit me varka të vogla, vetëm sa i ka përkeqësuar gjërat. Kostoja ka rënë nga 15,000 £ në 2021për kalim me kamion në 3,000 £ për kalim me varkë. Vetëm muajin e kaluar, Alastair King-Smith, ambasadori i Britanisë në Shqipëri, vizitoi qytetin dhe iu lut prindërve që të mos lejonin që fëmijët e tyre të “shfrytëzoheshin” nga “kriminelët dhe trafikantët”. Investimet po vijnë, premtoi ai. Por njerëzit në rrugën e Kukësit nuk kanë dëgjuar për këtë investim dhe janë të kujdesshëm nëse do të sjellë ndonjë ndryshim në jetën e tyre për shkak të korrupsionit mes zyrtarëve. Ndërkohë, plaçka e emigracionit të paligjshëm dhe krimit pritet të marrë amnisti. Çdo shtetas shqiptar brenda ose jashtë vendit mund të investojë 2 milionë euro në sistemin bankar, pa pyetje, sipas planeve që po finalizohen nga Tirana. Ata do të mund të mbajnë paratë në këmbim të tatimit deri në 10%. Në një vend që merret me çështje të tilla si pastrimi i parave dhe korrupsioni, kjo nuk dekurajon as emigracionin e paligjshëm dhe as veprimtarinë e paligjshme, tha zoti Panariti. “Njerëzit tanë janë nën kërcënim,”- tha ai ndërsa i bëri thirrje qeverisë së tij që të adresojë çështjet e varfërisë dhe trafikimit të njerëzve. ‘Më mirë të rrezikosh dhe të kesh një jetë’. Kur u kontaktua nga The Telegraph, Ministria e Shqipërisë për Evropën dhe Punët e Jashtme nuk iu përgjigj pyetjeve rreth korrupsionit apo planeve për një amnisti fiskale.”

Largimet e shqiptarëve, ‘justifikohet’ kryeministri: Vetëm në vendet diktatoriale vihet në diskutim liria e njerëzve për të ikur
Kryeministri Edi Rama preku çështjen e largimit të shqiptarëve nga vendi gjatë takimit me fermerët në Tropojë. Ai u shpreh se largimi masiv ndodh në çdo vend madje dhe në Britani, në disa zona ku jetesa është e vështirë. ‘Lexova një analizë të një gazetareje britanike, e cila kishte shkruar pas intervistës time. Thoshte vetëm vendet diktatoriale vënë në diskutim lirinë e njerëzve për të ikur apo për të ardhur, shqiptarët sot thoshte po bën atë që bota e ka bërë që në lindje të saj. Po bën atë që ne kur kemi qënë më pak të pasur se sot, po bën atë që e kemi bërë. Po e bën atë që bëjnë njerëz të Britanisë, që jetojnë në zona të vështira. Është e pamundur dhe jo e drejtë që t’u thuhet njerëzve rrini këtu e mos ikni se këtu është atdheu. Njerëzit i marrin vetë vendimet e tyre, nuk jemi në kohën e komunizmit që na detyronin të mbyllnim dritaret! Është fakt se në Shqipëri nëse do t’ia krijosh vetes mundësi ia krijon. ‘- tha Rama nga Tropoja.
Kryeministri Edi Rama deklaroi se Qeveria e tij ka bërë më shumë se ato të mëparshmet. Nga takimi me fermerët, Rama u shpreh se qeveria është përqëndruar në programe, që kanë lidhje me zhvillimin dhe rritjen urbane të zonës. ‘Aty ku deri dje dukej një utopi, që mund të zhvillohej një sipërfaqe funksionale dhe fitimprurëse, kjo gjë po ndodh. Programi i rritjes urbane që u përqendrua fillimisht në qytet i ka hapur rrugë zhvillimit të turizmit që deri dje ishte dëshirë. Më vjen mirë që ne në këtë zonë nuk jemi shërbyer me votë, jo shumë shpesh na keni votuar, por ne kemi bërë atë që qeveri të tjera të marra së bashku se kanë bërë. Të mendosh që sot, këtë vit Tropoja ka numëruar 150 mijë vizitorë është kuptimplotë. Objektivi ynë do jetë që këta vizitorë të qëndrojnë më gjatë.’- u shpreh Rama. Kryeministri u tha banorëve të Tropojës se është i vetëdijshëm që në atë zonë nuk ka marrë vota të mjaftueshme. Ai u shpreh se edhe pse nuk është votuar mjaftueshëm, Qeveria ka bërë shumë për to. ‘Në këtë zonë ne nuk jemi mbështetur me votë në mënyrë të shpeshtë, ne kemi bërë atë që të gjitha qeveritë e tjera së bashku nuk e kanë bërë. Punë dhe investime, që kanë ndryshuar frymën, ngjyrën dhe fuqinë tërheqëse të qytetit. Këtë vit në Tropojë mbi 150 mijë vizitorë vendas dhe të huaj. Ambicia jonë është që këta vizitorë të qëndrojnë gjatë. 2700 hektarë të pyllit të gështenjave i janë dhënë bashkisë, që të bëjë ndarjen sipas atyre marrëveshjeve që janë në territor. Ndarje në funksion të shfrytëzimit. Bashkia do ta administrojë çështjen e pronave.’- tha Rama.




















