Erion Veliaj/ Nderojmë e vlerësojmë heronjtë tanë dhe personalitetet e Njësisë 3, vijojmë me lehtësirat për moshën e tretë

132
Sigal

Për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, hero është ai që ndihmon dhe bashkon, e jo ai që shan e përçan. Në turin e Njësisë 3 në kryeqytet, Veliaj, i shoqëruar nga deputetja PS e zonës, Klotilda Ferhati, vlerësoi me certifikata mirënjohjeje njerëz që kanë dhënë kontribut maksimal për komunitetin ku jetojnë dhe punojnë. Bashkë me mirënjohjen për ta, kreu i Bashkisë dha edhe një mesazh. “Duke promovuar të mirët e shoqërisë sonë, frymëzojmë edhe të tjerët; vetëm duke promovuar ata me vlera, u tregojmë edhe fëmijëve si duhet të bëhemi kur të rritemi, kë duhet të kemi hero. Hero nuk është bllokuesi, hero është punëtori; hero nuk është qaramani, hero është ai që mbledh veten dhe ecën përpara; hero nuk është ai që përçan, hero është ai që bashkon; hero nuk është ai që urren e shan njerëzit përditë, hero është ai që dashuron dhe shëron njerëzit përditë. Unë jam shumë i nderuar që sot vlerësojmë heronjtë e shoqërisë tonë dhe jo anti-heronjtë. Heronjtë janë sipërmarrës, mjekë, oficerë, ushtarakë, sportistë, mësues, njerëz që na kanë dhënë të kuptojmë që në ditët më të vështira, këta njerëzit e mirë e kanë mbajtur shoqërinë të ngjitur, tamam si ai mastiçi që ngjit copat, në ditët më të vështira”, u shpreh Veliaj. Mësuesja Flora Haka e falenderoi kryetarin e Bashkisë për ndryshimet e bëra në zonën ku ajo banon. Disa prej emrave të njohur për komunitetin e Njësisë 3, që u nderuan me certifikata mirënjohjeje për kontributin e vyer që kanë dhënë në këtë zonë janë: Roland Tito, Floreta Xhafaj, Kiço Noti, Flora Haka, Alma Pula, Renato Kurti, Drini Hoxha, Amar Koçi, Tefta Pajenga, Bukurie Hafizi.