“Kontrabandë pa lejen e qeverisë nuk bën dot” – Berisha: Kur isha në pushtet, “Kastrati” zhdoganonte 720 mijë tonë naftë për 430 mijë makina, sot zhdoganon vetëm 400 mijë ton, për 720 mijë automjete

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur për oligarkët, të cilët sipas tij sot nën qeverisjen e Ramës kanë përfituar në mënyrë të paligjshme nga pasuritë e shtetit. Ish-kryeministri krahasoi kohën kur vetë ishte në krye të qeverisë, duke thënë se asnjë biznesmen i fuqishëm nuk ka përfituar.

Berisha mori rastin e Shefqet Kastratit, i cili ka dominuar tregun e natës si në kohën e PD ashtu edhe të PS. Sipas tij gjatë qeverisjes se Partisë Demokrate, Shqipëria zhdoganonte 720 mijë ton më 430 mijë automjete. Ndërsa sot, nën qeverisjen e Ramës Shqipëria zhdoganon 400 e ca mijë tonë me 720 mijë mjete.

NOA

Sipas Berishës, sot bëhet kontrabandë me naftë dhe kjo nuk ndodh pa mbështetjen e qeverisë.

“Kur unë kam qenë në qeveri të gjitha rrugët janë ndërtuar nga kompani ndërkombëtare. Përveç Rrugës së Bregut që u ndërtuar nga Ismail Ahmeti, që fitoi tenderin. Nuk është firmosur asnjë kullë.

Marrim Shefqet Kastratin, ai ishte më i madhi në naftë. 32 licenca nafte ka lëshuar qeveria shqiptare. Sa për dijeni, kur kërkoi që ti hiqej TVSH naftës që ja shiste Benkersit nuk ju hoq. Kur ky dominonte tregun e naftës Shqipëria zhdoganonte 720 mijë ton më 430 mijë automjete.

Sot Shqipëria zhdoganon 400 e ca mijë tonë me 720 mijë mjete. Sot vetëm kontrabanda e naftës është 250 mijë tonë. Kontrabandë nafte pa qeveri nuk bëhet dot kurrë.

Nafta shkarkohet në porte, dihet si vjen. Vjen me peshkarexha nga Libia dhe e shkarkon qeveria.”, theksoi Berisha në emisionin “Të Paekzpozuarit”.