Moti për ditën e sotme, vranësira dhe reshje të pakta shiu në të gjithë territorin

78
Sigal

Sot vijojnë vranësirat e shpeshta në të gjithë vendin, ku më të theksuara priten në zonat malore.

Parashikohet që vranësirat herë pas here të pësojnë zhvillime të përkohëshme duke krijuar mundësi për reshje të pakta shiu në të gjithë territorin. Shirat më të dukshëm do të jenë në zonat veriore dhe Verilindore.

Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit do të mbeten kostante në mëngjes, por do të rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 20°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 4 ballë.