Konsulli i Nderit, Avnija Havuzi model i vlerave atdhetare të kombit shqiptar

606
Sigal

Konsulli i Nderit në Hungari, Avnija Havuzi me ftesë të drejtuesit së Konsullatës Përgjithshme të Republikës së Kosovës mori pjesë në ceremoninë e festimit të 12 vjetorit të Pavarësisë.

“Ishte një kënaqësi e veçantë për mua, që me ftesë të drejtuesit së Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Shtutgart , zotit Imer Lladrovcit, në datën 17 shkurt 2020, të merrja pjesë në ceremoninë e festimit të 12 vjetorit të Pavarësisë . Ceremoninë në fjalë e nderuan me pjesmarrjen e tyre edhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe i Diasporës z. Glauk Konjufca, ish- presidentja znj. Atifete Jahjaga, Ministrja e Shtetit të landit Baden- Württemberg znj. Theresa Schopper, nënkryetari Parlamentit Evropian z. Rainer Wieland, si dhe Ambasadori i Republikës së Kosovës në Gjermani z. Beqë Cufaj”, shkruan Havuzi.