Konferenca/ Si e argumenton Rama nevojën për prishjen e Teatrit

465
Sigal

Teatri aktual nuk ka vlera historike, arkitekturale dhe nuk përbën trashëgimi që duhet ruajtur.  Edi Rama ka folur sot gjatë për planin e shkatërrimit të Teatrit Kombëtar dhe zhvillimit të projektit të ri duke dhënë argumentat e tij se përse zgjidhja që ai mbron është më e mira e mundshme.

Argumenti i parë: Akuzës se kjo është një vepër e pastër korruptive kryeministri i është përgjigjur me logjikën ai mund të jepte leje për gjashtë kullat e famshme pas teritorit të teatrit, nëse qëllim në vetvete do të kishin qenë gratacielat (lexo poshte arkumentat e ndryshem).

Argumenti i dytë ishte : teatri aktual nuk mund të rikonstruktohet se ai është një material i përkohshëm që nuk i rreziston kohës. “Ai është i parikuperueshëm” ka thënë Rama.  Ai nuk ka qenë i planifikuar për Teatër Kombëtar dhe në planin Italian teatri nuk parashikohej aty.

Argumenti i tretë : nëse ky teatër i ndërtuar nga ushtria italiane për qefet pas punës (dopolavoro/lexo poshte aegumentimin e kundert nga Aurel Plasari) do të kishte vlera historike dhe arkitekturale, ai do të rindërtohej nga e para fiks ashtu sikurse ka qenë. Por kjo nuk është e nevojshme tha kryeministri se e para ai nuk ka vlera dhe e dyta, po të dëgjohen ata që akuzojnë, privatit do i kushtonte më pak ky lloj rindërtimi, sesa projekti ambicioz i Bjarke Ingels. Por ne kemi detyrimin që të ardhmen ta ndërtojmë sot tha ai.

Më pas Rama ka bërë një ekspoze të gjatë se si ai ka qenë i pari politikan që është angazhuar për ruajtjen e trashigimisë që kur riktheu ministritë në identitet dhe që kur arriti të integrojë fasadën e stadiumit të Bosios tek stadium Arena Kombëtare.