Komisioni Parlamentar i Ligjeve miraton kërkesën për të shtuar me 10 mln lekë buxhetin e institucionit të Presidentit

392
Sigal

Komisioni Parlamentar i Ligjeve ka aprovuar kërkesën e Presidentit Bujar Nishani  për të shtuar me 10 mln lekë buxhetin e institucionit të Presidentit.

Deputeti Alfred Peza ka deklaruar se kërksa ka qenë për 20 mln lekë. Por t’i rekomandojmë kërkesën për një shtesë prej 10 mln lekësh për investime operative.

Rreth dy javë më parë Institucioni i Presidenti u  ankua  para Parlamentit dhe kritikoi qeverinë, për sa i përket trajtimit financiar nga  buxheti i shtetit, duke paralajmëruar ankimim në Gjykatë Kushtetuese.

Sekretari i Përgjithshëm Florian Nuri,  kërkoi  20 milionë lek  shtesë në buxhetin e presidencës, nga fondet e  alokuara në kuadër të buxhetit të vitit 2017.